Dorën në zemër, pothuajse kemi harruar për segmentin e Philips-it në industrinë e telefonave celularë, duke marrë parasysh se ai i është shitur kinezëve, mirëpo kompania holandeze ka vendosur të na përkujtojë me paraqitjen e dy modeleve të reja.
Gjatë verës tek ne evropianët do të duhej të paraqiteshin telefonat celularë Philips 198 e Philips 199.
Të dy modelet i takojnë kategorisë së lirë, të celularëve të thjeshtë: janë identikë sipas dizajnit, derisa sipas karakteristikave teknike dallojnë ekskluzivisht për faktin se modeli 199 është i pajisur me pranues të radiovalëve FM, e modeli 198 nuk është.
Karakteristikat tjera të njëjta janë: ekran 1.5-inçësh me rezolucion prej 128 x 129 pikselash, buton katërkahësh për navigim, dimensione prej 99 x 42 x 13.5 milimetra, peshë prej 65 gramësh, melodi polifonike, bateri e cila mundëson deri në pesë orë bisedë dhe 20 ditë në pritje, derisa sa u përket lidhjeve, të dy modelet bien në kategorinë e pajisjeve dual band (900/1800 MHz) me mbështetje për GPRS.
Edhe pse Philips ia ka shitur njësinë e tij për prodhimin e celularëve kompanisë kineze China Electronics, të dy modelet do të paraqiteshin së pari në Evropë dhe atë me çmim prej 40, respektivisht 45 euro.
Report this post