Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Konflikti në ish-Jugosllavi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Konflikti në ish-Jugosllavi Empty
MesazhTitulli: Konflikti në ish-Jugosllavi   Konflikti në ish-Jugosllavi Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:46 pm

Kosova ka luajtur një rol të rëndësishëm në komprometimin e ideve shoviniste dhe hegjemoniste të kombit Serb në ish Jugosllavi, Serbi dhe në Kosovë. Ndodhi dekompozimi jo vetëm i një sistemi por edhe i një "shteti" i cili mashtronte masat dhe kombet me parullat demagogjike-joshëse siq ishin: "vllaznim bashkimit", "barabarësisë" etj. Pasuan vitet e rënda për shqiptarët dhe Kosovën. Më 1945 vije deri te prishja e marrëdhënieve të Jugosllavisë me Shqipërinë, pastaj në Kosovë vendoset gjendje e jashtë zakonshme-regjim ushtarak, mbahet Kuvendi në Prizren për, kinse, vet përcaktimin e kosovarëve-shqiptarëve që të bashkëngjiten me republikën e Serbisë dhe Jugollavinë, vriten dhe burgosen trimat dhe patriotët më të devotshëm të kombit(R. Berisha, B. Sadllari, H. Taha etj.). Pasojnë vitet 1957 (shpërngulja e madhe për në Turqi nën mbikëqyrjen e Titos dhe të shovenit A. Rankoviq, viti 1968 i Pranverës së madhe, i demostratave të studentëve, ku derdhet gjaku i rinisë shqiptare, këtë vit klika Titiste, kinse për keqtrajtim të shqiptarëve "sakrifikon" keqbërësin-ekzekutorin e saj A. Rankoviq. Për herë të parë, në mënyrë institucionale kuadrot dhe intelektualët kosovarë kërkojnë që të realizohen kërkesat e studentëve për Kosovën Republikë, por dhelparaku Tito, këtë kërkesë për Rapublikë e dredhoi në kërkesën për "ndryshime kushtetuese" dhe për autonomi më të gjerë për Kosovën, si pjesë konstitutive e RSF të Jugosllavisë dhe e barabartë, faktikisht dhe juridikisht me të gjitha republikat tjera përbërëse dhe me Vojvodinën -krahinë, paoshtu, autonome ( në vend të "obllast Kosova i Metohije" siq ishte tani u avansua në " Autonomna pokrajina Kosovo"). Kosova e fitoi Kushtetutën (1974), Universitetin, Akademinë, Gjykatën Kushtetuese, Supreme, Odën Ekonomike, policinë vetanake, mbrojtjen civile, disponimin me resurset natyrore, planifikimin dhe hartimin e strategjive zhvillimore, arsimimin në të gjitha nivelet, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale etj. Këto institucione, në mënyrë të mvehtësishme, trasonin rrugën drejt ardhmërisë më të ndritur për Kosovën dhe Kosovarët. Hegjemonizmi dhe shovinizmi serb të gjitha këto i përjetoj rëndë dhe si humbje të mëdha, me Rankoviqin shkuan edhe përkrahësit e tij. Në serbi erdhën kuadro, kinse, më të reformuar dhe pa ngarkesa nacionaliste, por, pas vdekjes së Titos (1980) ata shoven u ringjallën, ose vetëm ishin të kamufluar, dhe filluan ofensivën, në të gjitha frontet, ndaj çdo gjëje që ishte shqiptare-kosovare, filluan vrasjet, dhuna, keqtrajtimet, manipulimet me metodat më të ndryshme dhe vetëm për një qëllim që ta rikthejnë edhe njëherë Kosovën në "Kosovo i Metohija", që ata të trajnojnë shqiptarët si të bëhen të urtë dhe të ndershëm ( qytetarë të ndershëm ) nën patrullën e patriotizmit ndaj atdheut Jugosallav. Viti 1981, prapë pranvera studentore. Në Kosovë demonstrata të studentëve në Prishtinë dhe në të gjitha qytetet e Kosovës, prapë ndërhyrje policore ushtarake, derdhet gjaku i rinisë shqiptare dhe flijohen bijtë dhe bijat më të guximshme. Ndërhyjnë tani edhe politika pan Jugosllave, demonstratat i gjykojnë si armiqësore, nacionaliste, separatiste, irredentiste , të gjitha këto iu duken pak, tani e zbulojnë edhe një mëlmesë këtij zhargoni ia shtojnë edhe "kundërrevolucionare". Gjatë viteve 1981 gjer në vitin 1989 me qindra shqiptar të vrarë, me mijëra të burgosur dhe të keqtrajtuar nëpër burgjet serbe dhe jugosllave. Serbia me tempo të përshpejtuar bënte presion për ta bërë sa ma parë Kosovën "oblast Kosovo i metohije", për të marr të gjitha ingirencat shtetërore që i përkisnin. Kosova të bëhet "Kosovo i Metohija" ashtu siç ishte menjëherë pas LNQ-së dhe para ndryshimeve kushtetuese të viteve 1970-1974. Këtë e komunikoj edhe triumfalisht me 28 qershor 1989 edhe në Gazimestan, ku u organizua një pelegrinazh panserb nga të gjitha trevat e ish Jugosllavisë dhe për të kulmuar duke u çfryrë tani edhe me parulla kërcënuese, dhe me luftë, edhe ndaj kombeve te tjera të Jugosllavisë. Në vitin 1990 e bëri qfar deshi, Kosova u bë prapë "obllast Kosovo i Metohija", u shpërbenë të gjitha institucionet e Kosovës, por ish deputetët e Kuvendit të Kosovës, të nxjerrur jashtë ndërtesës - sallës së Kuvendit të Kosovës, para hyrjes e lexuan dhe e bënë publike Deklaratën Kushtetuese (Prishtinë 2 korrik 1990). Ndërsa me 7 shtator 1990, në Kaçanik deputet e Kuvendit te Republikës së Kosovës shpallën Pavarësinë. Shqiptarët masovikisht përkrahen këto vendime-dokumente, pushteti serb filloj spastrimin etnik dhe përzënien nga puna të gjithë atyre që nuk ishin lojal ndaj pushteti "të ri" të instaluar serb. Gjendja ekonomike dhe sociale e popullit u acarua së tepërmi, filluan organizimet e një sistemi paralel shëndetësor dhe arsimor i cili vet financohej. Diaspora shqiptare u aktivizua maksimalisht në ofrimin e çdo ndihme jo vetëm për familjarët por edhe për popullin në tërësi si dhe për sistemin e pushtetit paralel. Krenaria dhe dinjiteti ishin mbi të gjitha, sakrificat përballeshin me solidaritet kolektiv mbarëkombëtarë. Filluan të organizohen edhe bërthamat e para për vetëmbrojtje dhe mbrojtje të përgjithshme. Lufta kaploi ish republikat Jugosllave , duke filluar me Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Kosova ishte e stërmbushur me armatime të rënda dhe me forca policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Formacionet e organizuara të UÇK-së, të udhëhequra nga Komandanti legjendar Adem Jashari, i dolën përballë armikut shekullor dhe bënë luftën, sakrifikuan jetën për të mbrojtur popullin duke fituar edhe beteja të lavdishme gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999. Kjo rezistencë heroike ndërgjegjësoi botën dhe shtetet demokratike si dhe qendrat e vendosjes. Ndërhyri edhe diplomacia e miqve të kombit dhe atdheut. Kushtrimit iu përgjigjen të gjithë, depot e armëve iu hapen, trimat dhe armët vinin nga çdo anë, kufiri shqiptaro-shqiptar u thye, u krijuan edhe territore të lira. Serbia hakmerrej me masakra si në Llaushë, Prekaz, Gllogjan, Rogovë, Reçak, Studime, Llukar, Sllovi... Ndërhyri Evropa me mision vëzhgues (KVM-portokalli) që udhëhiqej nga Ambasadori nderuar William Wallker. Ambasadori dhe i mirënjohuri Riqard Hollbruk, i ngarkuari nga Presidenti Klinton për çështjet e Ballkanit, vënë kontaktet e drejtpërdrejta me UÇK-në (Junik, takimi me kom. Lumin ). Pas masakrës së Reçakut z. W. Wallker jep kualifikimin si vepër e rëndë krimi e kryer nga forcat serbe ndaj popullsisë civile. Bota demokratike reagoi, ndërhyri edhe diplomacia, u organizua konferenca në Francë (Konferenca e Rambujesë) ku palë e bisedimeve ishin pushteti serb, Kosova përfaqësohej nga Ekipi heterogjen kosovar, intelektual, publicist dhe luftëtarë (I. Rugova, H. Thaçi, R. Qosja,J. Krasniqi, R. Buja, A. Bajrami, V. Surroi, B. Shala, B. Kosumi etj) i cili kryesohej nga Z. Hashim Thaçi, komisar politik i UÇK- së, takimi i parë dështoi sepse pala serbe nuk nënshkroi marrëveshjen, u paralajmërua vazhdimi. Pasoi edhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s (me 24 mars 1999) dhe e bashkësisë ndërkombëtare për ndaljen e gjakderdhjes së popullsisë së pafajshme dhe duarthatë si dhe të represionit shtetërorë Serb mbi shqiptarët shumicë në Kosovë. Me marrëveshjen e Kumanovës, pas 74 ditë bombardimesh nga NATO ndaj forcave serbe dhe pikave strategjike në tërë Serbinë, serbi dhe Millosheviqi kapitulloi, çizmja serbe një herë e përgjithmonë iku nga Kosova për tu mos kthyer kurrë. Të shpërngulurit u kthyen në vatrat e tyre të djegura, jeta rifilloi, rindërtimi u ndihmua, por edhe plagët mbeten të hapura për të kidnapuarit nga ushtria serbe gjatë tërheqjes, ishin me mija pleq e të rijë, gra e fëmijë. Bartën me veti të gjallë e të vdekur për të humbur gjurmët e krimit. Kosova e pasur në miniera dhe minerale ka qenë gjithmonë cak i hegjemonisë serbomadhe e cila ka dashur që Kosovën ta nënshtroj dhe popullsisë së saj shumicë shqiptarëve tua humb identitetin kombëtar. Sipas propagandës serbe, Kosova është djep i kombit serb, nëse kanë harruar ndonjë djep gjëkundi, duke punuar dhe shërbyer në pronat e agallarëve dhe bejlerëve, "raja" serbe atë e ka lënë pak më në veri të Kosovës ku edhe u themelua shteti i parë serb Ras (Rashka e sotme).Kështu që Kosova sipas serbëve duhet "mbrojtur" sepse me këtë "mbrohet" hegjemonia serbomadhe.(E-04-OA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Konflikti në ish-Jugosllavi Empty
MesazhTitulli: Sanxhaku dhe Vilajeti   Konflikti në ish-Jugosllavi Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:46 pm

Nën nxitjen e Rusisë cariste dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha (Evropiane), pas rënies së perandorisë Osmane, në Kongresin e Berlinit (1878) copëtohet Vilajeti i Kosovës, i Manastirit dhe i Shkodrës (me kryeqytetet Shkupin, Manastirin dhe Shkodrën) dhe territoret e tyre i aneksohen mbretërisë serbo-sllave. Popullsia shqiptare autoktone proteston gjatë mbajtjes së kongresit, dërgohen delegacione dhe peticione nga trojet etnike (sanxhaqet) shqiptare të Nishit, Jeni Pazarit, Leskofcit, Kurshumlisë,Plavës ,Gucisë, Ulqinit, pastaj reaguan, po ashtu, edhe shqiptarët autokton nga Vilajeti i Manastirit (Manastir, Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë...). Kosova dhe trojet etnike shqiptare gllabërohen nga mbretëria Serbo-sllave, ndaj popullsisë autoktone shqiptare bëhet një gjenocid i pa parë. Me vrasjet masive dhe dyndjet e dhunshme të popullit dhe, njëkohësisht, pas këtij pastrimit etnik, të këtyre trojeve, bëhet kolonizimi i tyre me popullsi serbo-sllave. Të mbijetuarit gjejnë strehim te bashkëkombësit në Kosovë (e sotme të tkurrur) dhe në popull njihen si "muhaxhir" (imigrant-ardhacak). Shqiptarët nuk iu nënshtroheshin as sulltanëve otoman e as krajlave serbo-sllav. Rezistenca e popullit vazhdonte pa ndërprerë në çdo kohë dhe në çdo vend dhe në çdo mënyrë dhe me çdo mjet. Gjenocidin ndaj shqiptarëve Serbia, para shteteve të Evropës, e justifikonte si kontribut të saj për çrrënjosjen e mbetjeve të perandorisë otomane dhe mburreshin se, kinse, po e pastrojnë Ballkanin dhe Evropën e krishterë nga turko-myslimanet. E mashtronin Evropën se nuk luftonin ndaj "arnautëve" por ndaj turqve dhe po bënin një "luftë të shenjtë" për mbrojtjen e krishterimit. Shqiptari duke jetuar në një krahinë të aneksuar, nga serbi, keqtrajtohej dhe asimilohej, vritej dhe shpërngulej pa mëshirë me vite dhe shekuj gjer në shpërnguljen e dhunshme masive, të fundit, të vitit 1999. Beligradi ka ri imponuar prapambeturin kolektive të shqiptarëve, shpërnguljen , asimilimin, plaçkitjen e pasurisë dhe konfiskimin e pronave dhe tokave si dhe dhurimit të të njëjtës kolonëve serbo-sllav (reforma agrare). Ne rrjedhën e luftës se dyte botërore (1939-1945), Italia bashkon një pjesë të trojeve etnike shqiptare dhe krijon « Shqipërinë e madhe", në të cilën e koopton edhe pjesën Italiane të Kosovës. Kosova ishte e ndarë në tri zona:Gjermane (pjesa veriore)Bullgare (pjesa lindore) dhe Italiane (pjesa qendrore dhe perëndimore). Kosovarët, edhe pse të joshur me këtë "bashkim etnik" u rreshtuan në anën e aleatëve që bënin luftë kundër nazi-fashizmit (Amerika, Anglia dhe Rusia). Luftuan dhe derdhen gjakun për një qëllim të vetëm: Lirimin e vendit dhe bashkimin e kombit dhe trojeve etnike në një shtet të vetëm (Konferenca në Bunjaj më 1943). Kjo luftë njihej si "Lufta Nacional Çlirimtare", ishte një luftë e madhe për ideale të mëdha kombëtare. Luftëtarët shqiptar jo vetëm që e liruan rojet e Shqipërisë së sotit (2005), Kosovën dhe të gjitha trojet etnike, por ata luftuan edhe për lirimin e Maqedonisë, Bosnjës, Dalmacisë Kroate, Vojvodinës e deri në Trieste, duke mos kursyer as gjakun dhe as jetën, për të dalë në ndihmë të popujve fqinjë të Ballkanit. Në atë kohë nuk bëhej vetëm luftë në front ku fitonin të fortit, bëhej luftë edhe prapa kulisave, në kancelaritë e gllabëruesve të vjetër dhe të rijë, por me të njëjtin qëllim, dhe prapë copitmi i trojeve etnike shqiptare. Dinakëria serbo-sllave prapë doli në skenë, tani me ideologji komuniste me parullat: "lufta nacional çlirimtare"; solidaritetit internacional "proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni"; "e drejta e çdo kombi për bashkim dhe ndarje është e drejtë e patjetërsueshme" Të gjitha këto "postulate" u shkelen nga aleatet dhe nga Josip Broz Tito dhe mbështetësit e tij ideologjik dhe pansllavist. Solidariteti sllavo-ortodoks ishte me autoritetin dhe ndikimin me të madh se kurrë (falë armatës së kuqe që humbi në luftë mbi 20 milion ushtar) e cila u vendos mu në Berlin. Në ato rrethana Tito arriti qe te dërmoj pretendimet e luftës së drejtë të Shqiptarëve. Përmes agjenturës serbo-sllave (S. V.Tempo, D. Mugosha, M. Popoviq) që në fillim gjeti bashkëpunëtorë edhe në mesin e komunistëve shqiptar (K. Xoxe. K. Temeljko, P. Plaku etj.) që jo vetëm Kosova por edhe Shqipëria të behet si një "republikë e shtatë" dhe çështje e qeverive të Beligradit dhe të serbo-sllavisë të quajtur Jugosllavi. Kosova mbetet me një status të një "krahine autonome" (autonomna oblast), dhe ndaj saj, prapë hartohen elaborate dhe skenarë, të vjetra dhe të reja, për shpërnguljen, asimilimin keqtrajtim dhe dhunës ndaj një populli autokton. Ushtria serbo sllave vriste dhe digjte në njërën anë, ndërsa në anën tjetër akademikët dhe intelektualët shoven serb si: I. Garashanin M. Qubrilloviq, I. Andriq (fitues e çmimit "nobel") hartonin plane për të fshirë shqiptarët nga Kosova dhe faqja e dheut. Fatmirësisht populli Serb dhe Malazez dhanë edhe emra të ndritur si D. Tucoviqi, M. Miljanov, R. Zogoviq etj. ( në shek. XX)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Konflikti në ish-Jugosllavi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Historia Shqiptare dhe e Huaj-
Kërce tek: