Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor Empty
MesazhTitulli: Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor   Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:27 pm

1) Fitoret e ushtrise se Skenderbeut ne vitet 1462-1465
Pas humbies se rende qe pesuan turqit ne betejen e Ujebardhes, me 1457, ushtrite Osmane i nderprene per disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira Shqiptare. Gjate kohes se ekspedites Shqiptare ne Itali u nenshkrua edhe nje armepushim me Turqit.

Me 1462, pasi u kthye nga Italia, Skenderbeu shpartalloi njera pas tjetres tri ushtri. Te paren, te komanduar nga Sinan Beu, e shpartalloi ne Moker te Dibres, kurse te dyten prane qytetit te Ohrit dhe zuri rob edhe komandantin e saj, Hasan Beun. Gjate rruges se kthimit per ne Kruje Skenderbeut i erdhi lajmi edhe per te treten, drejt te ciles ai u nis menjehere dhe e shpartalloi ne afersi te Shkupit. Gjate vitit 1462 Shqiptaret u ndeshen me nje ushtri tjeter ne fushen e Livadhit prane Ohrit.

Pas nje nderprerje gati dy vjecare, luftimet rifilluan ne Gusht te vitit 1464, me shpartallimin e plote prane Ohrit te ushtrise se komanduar nga Sheremeti. Pas kesaj Sulltan Mehmeti II ia ngarkoi drejtimin e ushtrise kunde Shqiptareve sanxhanbeut te Ohrit, Ballaban Pashes, qe ishte me origjine nga Mati, i edukuar qe ne femijeri,(kur qe rrembyer nga Turqit) me besnikeri ndaj Sulltanit.

Gjate vitit 1465 u zhvilluan nje sere betejash me Ballabash Pashen. Ne betejen e pare, ne fushen e Vajkalit te Bulqizes, ndonese Ballabani u mund, ai arriti te kapte me pusi disa komandante te ushtrise Shqiptare nder te cilet edhe Moisi Arianitin(Golemin), te cilet u ekzekutuan mizorrisht duke i rjepur te gjalle. Betejat e tjera u zhvilluan ne Oranik te Dibres e ne fushen e Vajkalit te Bulqizes dhe perfunduan me humbien e forcave te Ballabanit. Pas ketyre disfatave, Ballaban Pasha mendoi ti godiste forcat e Skenderbeut njekohesish me dy ushtri nga dy drejtime. Duke qene ne dijeni te ketij plani Skenderbeu veproi me shume shpejtesi dha arriti te shpartallonte ne fushen e Vajkalit, se pari, ushtrine komanduar nga vete Ballabani dhe pas saj, ne fushen e Kasharit, ushtrine e Jakup Beut, kur ishte ne marshim. Pas ketyre betejave te njepashnjeshme, sulltan Mehmeti II mendoi se shqiptaret ishin shume te lodhur dhe nuk mund te perballonin goditjen vendimtare qe ai kishte projektuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor Empty
MesazhTitulli: Re: Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor   Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:27 pm

Mbrojtja Heroike e Krujes gjate Rrethimit II dhe te III (1466-1467)
Ne Maj te vitit 1466, ne krye te te gjithe forcave ushtarake te perandorise Osmane, qe arrinin 150,000 ushtare, Mehmeti II iu drejtua viseve te lira Shqiptare, duke ndjekur rrugen e vjeter Egnatia. Perballe taktikes se perdorur nga Skenderbeu, sulltani e ndau ushtrine vet ne dy pjese, njera, e pajisur me artileri, me te gjitha mjetet e tjera te kohes rrethoi Krujen, mbrojtesit e se ciles i komandonte Tanush Topia, kurse tjetra duhej te ndiqte e te asgjesonte ushtrine Shqiptare e cetat e shumta qe luftonin jashte mureve te Krujes. Kudo qe luftuan luftetaret Shqiptare si sulmues nen drejtimin e Skenderbeut treguan trimeri dhe herohizem te papershkrueshem, dhe la mbresa te pashlyera tek bashkekohesit, duke perfshire edhe armiqte e tyre, pusthuesit Osmane. Pas me shume se dy muajsh luftime te ashpra, sulltan Mehmeti II u bind se edhe per kete rradhe Kruja nuk mund te pushtohej me forcen e armeve. Prandaj vendosi te mbante nje rrethim te gjate deri sa uria ti detyronte mbrojtesit e pamposhtur te dorezoheshin. Kete detyre ia ngarkoi disa dhjetra mijerave ushtare te komanduar nga Ballaban Pasha. Per strehimin e tyre e kontrollimin e rruges qe kalonte neper luginen e Shkumbinit, ai rindertoi dhe zgjeroi keshtjellen e vjeter te Valmit, qe i vuri emrin ilbasan(elbasan domethene vend qe sundon). Pas kesaj ne Gusht te 1466 kur pjesa me e madhe e trupave Osmane, me ne krye sulltanin po largohej, si hakmarrje per disfaten qe pesoi, Mehmeti II pushtoi keshtjellen e Qidhnjes dhe te 10,000 njerezit e strehuar aty i masakroi barbarrisht.

Prania e vashduesme e trupave Osmane, qe nga maji i vitit 1466 kishte bere qe gjendia ekonomike e vendit te ishte katastrofike. Per shkak te mungeses se ushqimeve filloi emigrimi masiv i banoreve sidomos ne drejtim te Italise. uria ishte e pranishme kudo. Duheshin siguruar ndihma ne ushqime, arme etj.

Per te perballuar gjendien Skenderbeu iu kerkoi ndihme aleateve. Ne Venedik dergoi te birin, kurse ne Nentor te vitit 1466 u nis vete per ne napoli e ne Rome. Me te marre vesh ardhien e tij banoret e Romes vershuan neper rruget e saj si kurre ndonjehere per te pare e pershendetur heroin e lavdishem Shqiptar. Skenderbeu qendroi gjate ne keto vende, deri ne fund te Marsit te 1467, por ndihmat qe mori prej tyre ishin te pakta, ne krahasim me nevojat e vendit. Me tu kthyer nga Italia Skenderbeu krijoi nje ushtri te forte dhe me 19 prill te vitit 1467 shpartalloi plotesisht trupat Osmane qe po shkonin ne perforcim te rrethuesve te Krujes dhe zuri rob komandantin e tyre qe ishte i vellai i Ballabanit, Jonimen, bashke me te birin.

Pas kater ditesh me 23 Prill te 1467, ushtria Shqiptare marshoi me shperjtesi ne drejtim te Krujes dhe ne bashkepunim me garnizonin e saj sulmuan forcat rrethuese, dhe i shpartalluan plotesisht. Ne kete beteje, Ballaban Pasha u vra nga Krutani Gjergj Aleksi. Pa kaluar nje muaj nga kjo fitore ne fund te vitit 1467, sulltan Mehmeti II vendosi te perdorte ne permasa shume me te gjera se me pare mjetin ekstrem, farrosjen masive te Shqiptareve. Ndonese me mijera Shqiptare u vrane e mijera te tjere i perfshiu nje eksod i madh, sulltani nuk arriti te thyente vullnetin dhe qendresen e popullit qe mbronte lirine e vet.

Ne mbarim te veres, te raskapitur dhe pa asnje shprese fitoreje, trupat Osmane morren rrugen e kthimit, te ndjekur kemba kembes nga luftetaret Shqiptare. Per te shqyrtuar gjendien e veshtire ne te cilen ndodhe vendi prej renimeve qe kishte bere ushtria Osmane gjate viteve 66-67, Skenderbeu theriti ne Janar t vitit 1468 kuvendin e princerve e te fisnikeve Shqiptare. Me 17 Janar 1468 ne moshen 63 vjecare i pushoi zemra heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut. Humbia e tij shkaktoi nje dhimbie te thelle te te gjithe Shqiptaret. I mbuluar me nje lavdi te perhershme, Skenderbeu u varros ne Katedralen e Shen Kollit, ne ate vend historik ku ai kishte mbledhur princat e fisniket Shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor Empty
MesazhTitulli: Re: Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor   Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:28 pm

Qendresa e Shqiptareve te Morese
Betejat fitimtare te Shkenderbeut u bene burim frymezimi edhe per Shqiptaret e Morese (peleponezit). Pas pushtimit te Janines (1430), ushtria Osmane filloi te depertonte edhe ne viset me jugore te Ballkanit, si ne More, ku shumica e popullsise ishte Shqiptare. Qe ne sulmet e para Osmane mbi kete rajon te Ballkanit, Shqiptaret u dalluan si forca me aktive antiosmane. Per te shtypur qendresen e fuqishme te tyre u angazhuan edhe vete sulltanet si Murati II, me 1444, dhe Mehmeti II, me 1458.

Luftimet kryesore per pushtimin e Morese nga Osmanet u bene gjate viteve 60. Ne krye te ushtrive Osmane, Sulltan Mehmeti II qe erdhi perseri ne Prill te vitit 1460 pushtoi rajone te tera te Morese. Qendreses se fuqishme Shqiptare qe hasen kudo ne More, pushtuesit iu pergjigjen me akte terrori masiv. Pasi moren keshtjellen e Kastrices, ushtrite Osmane masakruan 300 mbrojtesit Shqiptare te saj, duke i therrur kurse komndanti e tyre Primo Koken e sharuan me dysh. Keto skena te tmerrshme u perseriten ne menyre edhe me makabre ne keshtjellen e Gardhiqit. Pas renies se saj ne duart e ushtrise se sulltan Mehmetit II, mbrojtesit edhe 6000 banoret e strehuar ne te, perfshire gra e femije te lidhur kembe e duar u theren ne sheshin e keshtjelles, e cila u rafshua. Gjate fushates se vitit 1460 ushtrite Osmane pushtuan edhe shume keshtjella te tjera, si Kalavriten, Korintin etj, ku mbrojtesit dhe te strehuarit u masakruan. Ne kete fushate Moreja u pushtua nga Osmanet. Vetem nje numer keshtjellash si Korini, Modoni, Argoni, Nauplani etj, mbeten nen zoterimin e Venedikut, mbrojtja e te cilave iu besua luftetareve Shqiptare. Per pushtimin e ketyre keshtjellave vashduan ekspedita Osmane deri ne fund te Shek. XV.

Deshmi e qendreses se vendosur te Shqiptareve te Morese dhe e qendrimit te papajtueshem me pushtuesit Osmane, ishte edhe migrimi masiv i tyr ne Italine e jugut e ne Sicili. Por edhe neper vendbanimet e reja u rruajten nder shekuj kujtimet per ngjariet e lavdishme te shek. XV, dhe per heroin kombetar Gjergj Kastriot - Skenderbeun, deshmi kjo e lidhjeve te thella shpirterore qe kishin pasur me luften e Shqiptareve, te udhehequr nga Skenderbeu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
Sponsored content





Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor Empty
MesazhTitulli: Re: Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor   Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Betejat e medha te viteve 60. Qendresa e Shqiptareve te Mor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 Betejat me më së shumti viktima

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Historia Shqiptare dhe e Huaj-
Kërce tek: