.....Syte e tij kishin një qendrim të mprehte,fytyra e tij e ftohet qendronte pa levizur, i mbuluar me një flamur të bukur dukej madheshtor. Ju afrova ngadale dhe nuk frigohesha nga ai,sepse heronjet jane edhe të vdekur të bukur. Frymemarja e tij kishte pushuar për të mare fryme një popull i tere,një popull qe kishte arritur ne kulmin e poshterimeve dhe malltretimeve nga armiqet me të felliqur qe mund të kishte.......
.............Ne imagjinaten time e pashe qe u ngrit ne kembe,shikoi gjate ne të gjitha anet dhe dy pika loti i rane mbi fytyren e tij kreshnike. Me drejtoi syte e tij të imte me aq dashuri saqe për kete moment do të falja të gjithcka qe kisha. Para se të them një fjalë të vetme,me lejo të të perkulem, me lejo të të falenderoj,të prek doren tende-i thashe. Nuk me erdhi turp të ulem ne gjunj para tij,perkundrazi isha krenare,një kenaqesi qe nuk do të mund të blihej me të gjitha të hollat e kesaj bote të cuditshme..........
................Zgjohu- me tha,zgjohu oj motra ime ,dua të të shoh të zgjuar, të madhe,të lumtur, dua të shoh buzeqeshjen ne fytyren tende, të shoh frymemarjen tende të lirë,kjo është deshira ime e fundit.U zgjova dhe ne gjoksin tim u mblodhen ndjenja aq të perziera saqe trupi me dridhej i teri. Ne koken time shihja njerez qe notonin neper ditė,perditshmeria e tyre kishte mare ne rjedhe normale dhe endeshin ne rrugen e tyre duke mos shikuar anash,e as prapa..........
............Me shfaqeshin njerez qe valvitnin flamuj e ju shterrej zeri duke bertitur për demokraci, duke treguar për "trimerite" qe kishin bërë;turma qe ju shkonin prapa dhe ne jeten e tyre e sotmja kishte lindur vetem sot,sepse besonin se kishin ndryshuar dhe ishin bërë pjese e një bote moderne,një modernizem të cilit nuk ja dinin rrenjet. Njerez qe kishin bërë poshtersine me të madhe qe do të mund të benin:kishin harruar se shkelnin mbi gjakun e dikujt dhe çdo hap i tyre shkelte mbi trupa trimash qe kishin qendruar dhe rene heroikisht..............
............Shikoja fytyra nenash qe ende kishin lote të pathare mbi rudhat e tyre,rudha të jetes e të vuajtjes,të dhimbjes për bijte e tyre. Shikoja njerez qe ngrinin pallate prej tullash,të bukura,të ngrohta...shikoja nerez nen tenda,femije të merdhire,të paveshur dhe nuk mund ta besoja se të gjithë keta jetonin ne të njetin nenqiell. ...........
........E ktheva koken edhe një here nga vigani i lirise dhe e shikova teper permallueshem, me erdhi aq turp qe isha kujtuar aq rralle për të, me erdhi aq rende kur shikova edhe një here plagen e tij,aq keq kur pashe rinine e tij të humbur. Qielli sikur m'u ngrys dhe kembet sikur me leshuan. O shpirt i shtrenjte,o jete e pajetuar,ti rruge e jetes sime, si do të mund qe të të harronim? A thua edhe toka e vendlindjes rendohet me hapat tone mosperfilles? .....
.......të perkulem o shpirt i paster dhe do të mbaj me vete çdo minute të ekzistenes sime,nuk do të lejoj qe të harroj.E di qe kurre nuk do të arrij madheshtine tende dhe une as qe e mendoj kete,por une do të perpiqem qe me çdo hap,me çdo fjalë të jem pjese e renies tende,e endrres tende qe po e jetoj une.....
......Me shikoi edhe një here dhe pashe një dridhje të lehte ne buzen e tij dhe sikur deshironte të me thoshte,jeto oj motra ime sepse tani do të pushoj i qete,sepse tani zemra ime do të ndalet e qete.Vetem tani do të kuptoj se une kam sjellur LIRINE.......