ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 heroskopi mujor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: heroskopi mujor   Sat Nov 01, 2008 3:13 am

Dashi
Puna: Gjatë muajit nëntor ju mund ta arrini synimin tuaj të ëndrrave, po që se arrini t’i analizoni qartë gjërat. Pra, përpiquni që të organizoheni një ditë, dhe të përfundoni të gjitha detajet e nevojshme për projektin tuaj – por këtë duhet ta bëni para datës 25 nëntor. Me një fjalë, koncentroni tërë energjinë tuaj në projekt, dhe në këtë mënyrë do ta arrini suksesin e dëshiruar.

Partneri: Mos nxitoni, lejoni të tjerët të flasin. Kjo moto duhet t’ju përcjellë gjatë gjithë këtij muaji. Përpiquni të dispononi partnerin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të gjeni dashurinë e kërkuar gjatë muajit nëntor.

Personat e lirë: Këta persona mund ta arrijnë qëllimin e tyre, nëse arrijnë të kuptojnë se çfarë në të vërtetë dëshirojnë, dhe çka ju nevojitet në jetë. Pra, është koha të largoheni prej iluzioneve dhe ta jetësoni karizmin tuaj, që ju jep shpirt e gjallëri.
Demi
Puna: Gjatë këtij muaji kërkohet më shumë disiplinë në punë. Duhet të jeni të gatshëm të ballafaqoheni me sfida të ndryshme. Prej datës 16 nëntor, puna do të ecën me lehtë dhe do të jeni të kënaqur me qëndrimin që keni mbajtur në kolektiv.

Partneri: Ju pret një muaj jo shumë i lehtë në dashuri. Saturni që kalon transit mbi shenjën tuaj do t’ju bëjë person melankolik, me ndjenjë të shtypjes. Po ashtu, as në shoqërinë e partnerit mund të mos ndjeheni rejat. Sidoqoftë, duhet ta keni të qartë se kjo nuk ka të bëjë me partnerin tuaj. Provoni të kërkoni ndihmë profesionale, apo edhe të merreni me mendim pozitiv, ose ndonjë hobi artistik, që do t’ju sjellë energji pozitive në jetë.

Personat e lirë: Duhet t’i hapin sytë, sepse do të përballen me ndryshime të llahtarshme. Një rrezik ekziston, sepse mund t’ju kalojë një rast i mirë, të cilin mund të mos e vëreni fare. Pra, qëndroni të zgjuar dhe të gatshëm për veprim. Me një fjalë, duhet të jeni aktiv gjatë nëntorit.


Binjakët
Puna: Në punë do të keni shumë pengesa – të cilat do t’ua vështirësojnë koncentrimin në përmbushjen e detyrave. Përkundër mendimeve negative që mund t’i keni, nëse merrni pak kohë të lirë për të menduar për strategjinë që duhet ndjekur, atëherë mund të arrini atë që dëshironi, dhe të dilni nga qarku pa krye ku jeni futur.

Partneri: Është kohë e mirë për të sjellë më shumë besim në lidhjen tuaj. Flisni qartë me partnerin dhe shpjegoni gjërat në mënyrë të duhur. Bisedën duhet ta zhvilloni kur jeni të ç’tensionuar, pra, në një atmosferë të mirë. Provoni që këtë gjë ta bëni kah mesi i muajit.

Personat e lirë: Duhet të jenë më të hapur në biseda dhe më realistë gjatë këtij muaji. Duhet të mundoheni që të takoni sa më shumë njerëz. Por, megjithatë, duhet ta keni edhe një plan se si të mbani kontaktet me personat e rinj.
Gaforrja
Puna: Angazhimi që e keni bërë gjatë muajit të kaluar, gjatë këtij muaji do t’ju sjellë shpërblime. Edhe pse do të jeni të ballafaquar me konkurrencë të jashtme, prapë se prapë do të dilni fitimtarë. Besimi që do ta keni në vetvete, dija dhe përkushtimi, do t’ju shpijnë drejt suksesit të merituar.

Partneri: Ajo çka ju nevojitet në muajin nëntor është intimiteti – ndjenjat dhe ledhatimet. Mos prisni iniciativë nga partneri, por hidhuni në aksion. Sidomos mund ta pushtoni partnerin prej datës 6 deri më 29 nëntor. Pra, kjo është një periudhë shumë e favorshme për ta forcuar lidhjen me partnerin dhe për të kaluar çaste të këndshme.

Personat e lirë: Gjatë këtij muaji vështirë se mund ta përballoni vetminë. Nëse nuk arrini të krijoni kontakte të reja, do të përpiqeni, madje, ta ktheni në jetën tuaj edhe personin të cilin njëherë e keni flakur tutje. Por, nëse tashmë keni filluar një lidhje, atëherë veproni për ta konkretizuar atë.


Luani
Puna: Si udhëheqës i projekteve momentalisht mund të jeni të dalluar. Energjia juaj shpërndahet tek të gjithë bashkëpunëtorët dhe ju sjell suksese dhe simpati. Gjatë muajit në vijim duhet të motivoni kolegët tuaj dhe t’ua shpjegoni faktin se, bashkërisht jeni ekip i dot. Sidoqoftë, prej 22 nëntorit, duhet të jeni të kujdesshëm me financa.

Parteri: Duhet të ruheni nga aspektet negative në lidhjen tuaj, sidomos në periudhën 5 deri më 14 nëntor. Para se të bëni ndonjë zgjidhje, sigurohuni se ajo është e mirë për të dyja palët. Mundohuni ta shpalosni anën tuaj pozitive dhe ta gjeni zgjidhjen bashkë me partnerin.

Personat e lirë: Takimet dhe njoftimet e reja nuk do të mungojnë, mirëpo ekziston mundësia që - nga ofertat e shumta dhe pamundësia për të përzgjedhur, të mbeteni duarthatë. Pra, përpiquni që ta identifikoni personin e duhur, dhe të kuptoni nëse edhe ai/ajo interesohet për ju.
Virgjëresha
Puna: Po që se puna nuk funksionon ashtu siç duhet, nuk keni nevojë të dorëzoheni. Vazhdoni të angazhoheni edhe më tutje, dhe me durim mund të arrini suksesin e dëshiruar. Kjo natyrisht vlen edhe për financa, sepse sa më të mëdha që janë shpenzimet, do të kërkoni të siguroheni materialisht.

Partneri: Gjatë muajit nëntor do të jetë e nevojshme toleranca. Duhet të hiqni dorë nga kërkesat e shumta që keni pasur ndaj partnerit, sepse ato nuk u kanë sjellë asnjë të mirë. Duhet të jeni më realistë dhe të hapni dyert për një jetë të lumtur me partnerin. Asnjë nuk është e përkryer në këtë botë, andaj edhe mosmarrëveshjet e herë pas hershme, janë pjesë normale e jetës.

Personat e lirë: Duhet të jeni në gjendje të harroni të kaluarën që nuk ju ka sjellë asnjë të mirë, por vetëm humbje kohe. Duhet të lejoni që ndonjë partner i ri të hyjë në zemrën tuaj.


Peshorja
Puna: Angazhimi juaj në ekip do të funksionojë për mrekulli, por kujdes se mund t’ju shfrytëzojnë. Pra, tregoni individualitet në projekte dhe përpiquni që synimi juaj të dalë në pah dhe të bëhet realitet. Vetëm kështu mund të bindeni se mundi juaj do të shpaguhet, dhe meritat për punë, nuk do t’ua marrë dikush tjetër.

Partneri: Prej datës 5 deri më 17 nëntor duhet të keni kujdes në sjelljet tuaja ndaj partnerit, dhe të mos i përgjithësoni gjërat. Pra, përpiquni që nga fillimi i javës së ardhshme të hiqni dorë nga dinamika negative e ngjarjeve dhe bashkë me partnerin t’i kryeni obligimet e nevojshme.

Personat e lirë: Gjatë muajit nëntor mund të jeni shumë radikalë – kur bëhet fjalë për vlerësimin dhe analizimin e karakterit të partnerit të mundshëm. Kjo sjellje nuk ju kryen punë. Pra, mos i merrni gjërat bardhë e zi dhe respektojini ndjenjat e të tjerëve.
Akrepi
Puna: Nuk është koha të angazhoheni tej mase në punë – ngase shpërblimi për punën tuaj mund të jetë shumë i vonshëm. Në këtë mënyrë do të zbutet edhe frustrimi që keni brenda jush dhe mund të analizoni më mirë planet tuaja të ardhme, respektivisht mundësinë për të investuar në projekte, që do t’ju sjellin të ardhurat e dëshiruara.

Partneri: Nëse e çmoni veten tuaj, do të çmoheni edhe nga partneri. Me një fjalë, duhet t’i pranoni të mirat dhe të këqijat që keni, dhe pastaj të paraqiteni te partneri me zemër “të pastër”. Kjo do të jetë arma juaj sekrete, me të cilën do ta pushtoni zemrën e partnerit.

Personat e lirë: Mos prisni që në nëntor dashuria t’ju pikojë nga qielli. Duhet të angazhoheni më shumë dhe në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë planeti i Venerës. Prej datës 4 deri më 24 nëntor, do ta keni mbështetjen e yjeve për një lidhje të lumtur dashurie.


Shigjetari
Puna: Angazhimi juaj në punë do të fillojë me obligime të vogla, për t’u shtuar më pastaj në aktivitetet e përhershme biznesi. Analizojeni projektin në detaje, dhe në këtë mënyrë do ta fitoni vetëbesimin e munduar. Në aspektin financiar gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur – sepse do ta keni mbështetjen e yjeve në këtë drejtim.

Partneri: Gjatë nëntorit do të keni vështirësi të vendosni për disa gjëra që lidhen me jetën tuaj emotive. Me një fjalë, nuk do të dini si të veproni me partnerin – sjellje kjo që mund të eskalojë në hamendje të ndryshme. Do të kërkoni përgjigje për sjelljen e partnerit dhe mosbesimit të tij/saj ndaj jush. Është një periudhë të cilën duhet ta tejkaloni me mençuri.

Personat e lirë: Duket sikur dy zemra rrahin në gjoksin tuaj, dhe ju nuk jeni të sigurt se çfarë në të vërtetë kërkoni. Pra, gjatë këtij muaji duhet të vendosni se ku duhet të drejtohet zemra juaj. Mirëpo, mos harroni, ekziston vetëm një përzgjedhje.
Bricjapi
Puna: Atmosfera e mirë në punë, pa ju, është e pamundshme. Ju i jepni vullnet secilit bashkëpunëtorë dhe në këtë mënyrë e mbani ritmin e mirë të punës në kompani. Sigurisht se për këtë do ta fitoni respektin e eprorëve, gjë që mund t’ju sjellë edhe përfitime financiare. Provoni të qëndroni aktivë edhe më tutje, dhe nuk do të pendoheni, sepse mund do t’ju shpaguhet herët apo vonë.

Partneri: Para jush është një periudhë e lumturisë, sidomos prej datës 5 deri më 24 nëntor. Pos partnerit që do të jetë i kënaqur me anët tuaja pozitive, edhe të afërmit dhe miqtë tuaj do ta vërejnë disponimin e mirë që keni.

Personat e lirë: Gjatë muajit nëntor duhet të dilni më shpesh dhe të bindeni sa shumë adhurues keni. Prej datës 5 deri më 25 nëntor keni shanse të mirë për ta takuar partnerin e jetës, sepse e keni mbështetjen e yjeve për një gjë të tillë.


Ujori
Puna: Përgjegjësia dhe qëndrimi nuk janë anët tuaja të forta. Mirëpo, nëse arrini që vetëm pjesërisht të stabilizoheni gjatë muajit nëntor, atëherë mund të llogarisni në sukses të paparashikuar. Pra, provoni që me angazhime të vogla të depërtoni në sipërfaqe, para se t’u rrekeni projekteve të mëdha. Po ashtu edhe financiarisht mund të stabilizoheni gjatë këtij muaji.

Partneri: Duhet të jeni të kujdesshëm dhe me humor të mirë, në mënyrë që të kënaqni partnerin tuaj. Me këto sjellje, shumë shpejt do të vëreni ndryshime në sjelljen e partnerit, e madje do të merrni edhe komplimente të shpeshta.

Personat e lirë: Rastet ekzistojnë dhe do të ekzistojnë, mirëpo ju vështirë lidheni me një person. Ndoshta, është puna edhe e frikës së brendshme që keni, por të cilën e fshehni çdoherë. Nëse arrini të pushtoni zemrën e një presoni prej datës 13 deri më 22 nëntor, ateherë kjo lidhje mund të shndërrohet në lidhje të përhershme.
Peshqit
Puna: Jeni një lojtar i përkryer në ekip. E gjithë çka punohet në grup, juve ju sjell sukses. Pra, kërkojeni mundësinë të punoni në kolektiv dhe jo në mënyrë individuale, dhe në këtë mënyrë mund të arrini shumë. Po ashtu edhe në aspektin financiar mund të arrini shumë, ndoshta edhe një sprovë në lojëra të fatit, nuk do të ishte për t’u hedhur poshtë. Edhe personat që janë në kërkim të punës, gjatë nëntorit, kanë gjasa të mira ta gjejnë atë.

Partneri: Sa i përket lidhjet tuaj me partnerin, ky muaj do t’ju sjellë harmoni në jetë. Do të dini të sillni gjallëri dhe motivim shtesë në lidhjen tuaj. Edhe pse, nganjëherë, mund t’ju duket se partneri është shumë pasiv dhe i painteresuar, është motivacioni juaj ai që do ta vë në lëvizje.

Personat e lirë: Gjatë këtij muaji vështirë se mund të dashuroheni në shikim të parë, sepse ju kërkoni romantikë, ndjenja të forta, etj. Por, me kalimin e kohës mund të kuptoni se dikush që sillet rreth jush mund t’i plotësojë të gjitha këto, dhe ngadalë të hyjë në jetën tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
heroskopi mujor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Horoskopi Ditor-
Kërce tek: