Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 DASH-Shqiperise: Pavaresi institucioneve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 27
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

DASH-Shqiperise: Pavaresi institucioneve Empty
MesazhTitulli: DASH-Shqiperise: Pavaresi institucioneve   DASH-Shqiperise: Pavaresi institucioneve Icon_minitimeFri Oct 31, 2008 12:20 pm

Zyrtari i Departamentit amerikan te Shtetit, Stjuart Xhons ka deklaruar se SHBA mbeshtesin nismat per formimin e institucioneve te pavarura ne Shqiperi.

Duke folur ne nje interviste per VOA, Xhons ka theksuar se pavaresia e sistemit gjyqesor eshte thelbesore.

“SHBA e mbeshtesin ngritjen e institucioneve te pavarura ne Shqiperi. Zyra e prokurorit te pergjithshem eshte e rendesishme, ashtu si dhe pavaresia e gjyqesorit”, eshte shprehur Xhons.

I pyetur per ngjarjen e Gerdecit, zyrtari USA ka shprehur mbeshtetjen e SHBA per hetimet, por ka perjashtuar implikimin e ambasades amerikane ne trafikun e armeve.

“SHBA mbeshtesin hetimin per Gerdecin. Eshte e rendesishme qe te hetohet dhe te caktohet pergjegjesi. Persa i perket zerave per perfshirje te ambasades amerikane ne trafikun e armeve, mund te dhem se nuk eshte ngritur asnje padi. Nuk ka akuza te tilla. Po behen hetime, por jam i bindur se nuk do te dilet ne perfundimin qe ambasada ishte e implikuar”, ka theksuar Xhons.

Me tej zyrtari amerikan ka shprehur mbeshtetjen e SHBA ne proceset integruese te Shqiperise, ne vecanti ne NATO.

“Firmosja e protokollit te NATO-s nga presidenti Bush ishte nje mundesi per te percjelle mbeshtetjen tone per anetaresimin e Shqiperise. Kete gje e beme me kenaqesi. Gjithashtu dua te theksoj se gjate vizites time ne Tirane degjova nga lideret politike pikepamjet e tyre te njejta per reformat per te ecur perpara”, ka shtuar Xhons.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
DASH-Shqiperise: Pavaresi institucioneve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shpallja E Pavarësisë Së Shqipërisë
» Prokuroria e Shqipërisë nuk do ta ndihmojë atë të Serbisë
» Ministri Fratini premtoi mbështetjen e plotë të Romës për integrimin e Shqipërisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: