ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vitaminat, molekulat e jetës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 573
Age : 22
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Vitaminat, molekulat e jetës   Thu Oct 30, 2008 3:18 pm

Të zbuluara në 1911 nga mjeku polak, Kazimierz Funk, që nxori për herë të parë nga krundet një substancë për të kuruar sëmundjen e beriberit, vitaminat janë përbërës ushqimorë të domosdoshëm për shëndetin dhe marrja e tyre përmes ushqimeve siguron një jetë të shëndetshme. Efekti fiziologjik dhe biokimik i tyre është i madh. Janë faktorë në eliminimin e shumë sëmundjeve, sidomos atyre infektive dhe sigurojnë veprimtari jetësore të organizmit që është në rritje e sipër, sidomos te fëmijët. Mund të përgatiten

dhe në rrugë industriale e sintetike. Shumica e vitaminave janë të tretshme në ujë dhe kalojnë shpejt në gjak, ndërsa

pjesa tjetër tretet në lëndë organike. Luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e një sërë sëmundjesh, si lloje të ndryshme të anemive, shqetësimet e sistemit nervor, madje edhe disa lloj kancerash

Vitaminat nuk janë ushqime, por katalizatorë që drejtojnë reaksionet kimike në metabolizmin e trupave tanë. Ato janë të pranishme në sasi shumë të vogla në shumicën e ushqimeve dhe mungesa e tyre në dietë sjell si pasojë lindjen e disa sëmundjeve. Vitaminat më të rëndësishme tregohen më poshtëë:

Vitamina A

Vitamina A është e rëndësishme për sytë; një mungesë e lehtë dobëson shikimin. Një simptomë e zakonshme e mungesës së vitaminës A është "verbimi i natës" dhe lodhja e shpeshtë e syve. Ata që punojnë në dritë të fortë ose të dobët, ose që lexojnë apo qepin për një kohë të gjatë, kanë nevojë për shumë vitaminë A në ushqimin e tyre, në rast të kundërt do të kemi dobësim të shikimit. Vitamina A është gjithashtu e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshëm; pamjaftueshmëria e saj mund të shkaktojë puçrra, zbokth, lëkurë të tharë ose të ashpër, flokë të thatë e të prishur, si dhe thonj të çarë. Vitamina A gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të membranave të mukozës në rrugët e frymëmarrjes dhe pjesë të tjera të trupit, si dhe shmang infeksionet e mundshme në këto zona. Burimi më i mirë i vitaminës A janë karotat e gjalla, por ajo gjendet në perimet e gjelbra me gjethe, patatet e ëmbla, brokolin, kungull, kajsi dhe qumësht. Madje edhe një racion i këtyre perimeve do të sigurojë kërkesat e përditshme të vitaminës A.

Vitaminat B

Vitaminat B janë substanca të përbëra, të lidhura me njëra-tjetrën, që shpesh gjenden në ushqime dhe që përfshihen në disa funksione të trupit si rritja, metabolizmi i energjisë, mirëmbajtja e sistemit nervor, funksionimi i duhur i veshkave etj. Çdo qelizë e trupit ka nevojë për vitaminat B dhe nëse këto mungojnë, i gjithë trupi vuan; kjo mund të rezultojë në rritje të vonuar te fëmijët e vegjël. Simptomat më të zakonshme të mangësisë së vitaminave B përfshijnë acarimin, apatinë, depresionin, plogështinë mendore, lodhjen, çorientimin, shqetësimin, paqëndrueshmërinë, mërzitjen, frymëmarrjen e keqe, dhe plagë në gojë. Burimet më të mira të vitaminave B kompleks janë perimet gjethore të gjelbra, buka e zezë, majaja ushqyese, embrioni i grurit, lëkura e orizit dhe lakra e egër. Mishngrënësit hanë rrallë nga këto ushqime, ndoshta fare. Për më tepër, koha kur mbizotërojnë ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara, e ka bërë mungesën e vitaminës B mjaft të përhapur.

Të gjitha vitaminat B janë të tretshme në ujë, kështu që uji me të cilin ato gatuhen duhet të konsumohet gjithmonë, nuk duhet të hidhet.

VITAMINA B3 (NIACINA)

A ndiheni shpesh të trishtuar dhe të acaruar? Mbase kjo vjen sepse keni mungesa të vitaminës B3, që shpesh quhet "vitamina e ngritjes së moralit." Niacina luan një rol të rëndësishëm në çlirimin e energjisë nga ushqimi që hamë, dhe kështu, nëse ajo mungon, trupat tanë nuk marrin energjinë e mjaftueshme për të funksionuar siç duhet, pavarësisht nga sasia e ushqimit që hamë. Vullnetarët në eksperimente shkencore, të cilët qëllimisht morën një dietë që kishte mungesa në vitaminën B3, shpejt u frikësuan, përjetuan ankth dhe paqëndrueshmëri mendore. Ata e kuptuan se dita-ditës po bëheshin më shumë të tendosur, të mërzitur, harraqë dhe depresivë. Megjithatë, këto simptoma jo të këndshme u zhdukën në pak orë me doza të mjaftueshme të vitaminës B3. (Disa mungesa në vitaminën B3 gjithashtu japin shqetësime në tretje dhe pelagër.) Si rrjedhim, shumë mjekë tani po i trajtojnë me kujdes pacientët mendorë me doza masive të vitaminës B3. Burimet më të mira natyrore të B3 janë majaja, krundet e grurit, kikirikët, bajamet, bathët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 573
Age : 22
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Re: Vitaminat, molekulat e jetës   Thu Oct 30, 2008 3:18 pm

VITAMINA B2 (RIBOFLAVINA)

Vitamina B2 është e rëndësishme për të ndihmuar trupin të prodhojë dhe përdorë proteinat që i nevojiten. Një mungesë në vitaminën B2 rezulton në dhimbje dhe acarim të gojës dhe buzëve, lëkurë të tharë dhe të rrudhosur, sy të lotuar dhe që djegin, lodhje të syve dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Disa nga burimet më të mira të vitaminës B2 janë: bajamet, kokrrat e gruri, qumështi, buka me grurë të zezë, spinaqi, kikirikët.

VITAMINA B1 (THIAMINA)

Ashtu si vitamina B3, vitamina B1 është gjithashtu e domosdoshme për të ndihmuar trupin që të prodhojë energji nga ushqimet që hamë, dhe mungesa e saj gjithashtu do të rezultojë në lodhje dhe rraskapitje. Vitamina B1 gjithashtu rregullon tensionin e gjakut, aktivizon nervat, dhe ndihmon në ruajtjen e harmonisë metabolike të trupit. Një mungesë e saj prodhon acide helmuese, të cilat dëmtojnë trurin dhe qelizat nervore. Vullnetarët, të cilët morën një dietë që kishte mungesë në vitaminën B1, shpejt u acaruan, filluan të harronin dhe ndiheshin depresivë. Me kalimin e kohës, ata zhvilluan shenja lodhjeje, pagjumësi, rrahje të zemrës, kapsllëk dhe probleme të tjera të tretjes, neuritis, anemi dhe tension i ulët i gjakut. Ata vuajtën dhimbje kokë të tmerrshme, të përziera dhe vjellje dhe ishin kaq të rraskapitur, saqë nuk ishin në gjendje të punonin. Brenda pak orësh, pasi atyre iu dha vitaminë B1, lodhja dhe depresioni u zhduk, dhe ata u bënë energjikë, gazmorë dhe aktivë. Ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë shumë të rëndësishme janë: kokrrat e grurit, lëvozhga e orizit, arrat, bathët e thara, bizelet, soja etj.

VITAMINA B12

Vitamina B12 është e domosdoshme për rritjen dhe formimin e gjakut, si dhe për mirëmbajtjen e shëndetshme të indeve të nervave. Nëse kjo vitaminë mungon, veçanërisht kur edhe vitaminat e tjera B mungojnë, mund të kemi anemi. Kjo është e vetmja lëndë ushqyese të cilën ushqimet bimore nuk e kanë dhe shumë mjekë rekomandojnë që vegjetarianët të kujdesen që në dietën e tyre të përfshijnë edhe vitaminën B12. Burimi më i mirë i vitaminës B12 është qumështi, por ajo gjithashtu gjendet në qumështin e sojës, kokrrat e grurit dhe leshterikët e detit. Si rrjedhim, qumështi është një ushqim thelbësor për vegjetarianët. Sekretari ekzekutiv i Akademisë Kombëtare të Shkencave në Amerikë ka thënë: "Nëse pini qumësht, shumë gjëra janë në favorin tuaj. Përveçse ai siguron kalcium, vitaminë B12 dhe proteinë të cilësisë së lartë, qumështi mund të rrisë vlerën e ushqimeve të tjera, duke shtuar disa aminoacide thelbësore, të cilat ato nuk i kanë".

Madje, edhe në qoftë se nuk merrni shumë vitamina B, bakteret tuaja të zorrëve ndoshta po i sintetizojnë ato për ju. Produktet e qumështit të përpunuara, të tilla si kosi ose dhalli, do të ndihmojnë në mirëruajtjen e këtyre baktereve të dobishme. Nëse për ndonjë arsye ju duhet të merrni antibiotikë, të cilat shpesh shkatërrojnë bakteret e zorrëve, pas kësaj ju duhet të konsumoni shumë kos për të zëvendësuar bakteret, ose të merrni një shtesë vitamine B për një farë kohe.

VITAMINA C (ACIDI ASKORBIK)

Vitamina C është, ndoshta, më e njohura nga të gjitha vitaminat. Ajo ndihmon në formimin e indit lidhës, i cili i mban qelizat së bashku dhe formon pejzën (ligamentin), kërcin dhe muret e enëve të gjakut. Në qoftë se vitamina C mungon, muret e enëve të gjakut dobësohen, duke e lejuar gjakun të rrjedhë në inde. Si rezultat, trupi mavijoset lehtë, mishi i dhëmbëve nxjerr gjak, dhëmbët rrezikohen të prishen dhe shpesh ka dhimbje në kyçe. Të gjitha këto janë sinjale rreziku të mungesës së vitaminës C. Në të vërtetë, shumë prej simptomave të moshës së vjetër: rrudhat, dhëmbët që lëvizin dhe kockat e dobëta, janë në të vërtetë simptoma të mungesës së vitaminës C.

Vitamina C, gjithashtu, ndihmon përthithjen dhe përdorimin e lëndëve të tjera ushqyese, veçanërisht hekurit. Ata që janë anemikë mund të kenë hekur me bollëk, por jo vitaminë C të mjaftueshme për ta përdorur atë siç duhet. Vitamina C përqendrohet në kokërdhokët e syrit dhe kështu ndihmon për një shikim të mirë. Dozat e mëdha të saj mund të përmirësojnë mjaft infeksionin e syrit dhe kataraktin (perden).

Por roli më i rëndësishëm i vitaminës C duket se është si detoksikues i gjakut. Ajo kombinohet me çdo substancë helmuese ose toksike që hyn në trup dhe i zhduk ato, si rrjedhim, pastron trupin. Çdo substancë e huaj, madje edhe ilaçet që hyjnë në gjak, janë pak a shumë helmuese për trupin. Vitamina C eliminon helmin, por shkatërrohet edhe vetë në këtë proces. Gjatë infeksionit dhe sëmundjeve, sa më shumë vitaminë C që të merret (ndonjëherë madje edhe 20-40 herë më shumë se sa sasia normale), aq më shpejt e merr veten pacienti. Infeksione dhe sëmundje të panumërta kanë qenë studiuar, duke përfshirë meningjitin, pneumoninë, të ftohtit, infeksionet e syrit, alergjitë, dhimbjet e shpinës dhe artritin (pezmatim i kyçeve) dhe është zbuluar se vitamina C i ka lehtësuar të gjitha ato.

Dr.Fred Klenner nga SHBA përshkroi suksesin e dukshëm duke e përdorur vitaminën C për të trajtuar pacientët që ishin shumë të sëmurë me meningjit, pneumoni dhe sëmundje të tjera serioze. Sasi të mëdha antibiotikësh iu dhanë pacientëve pa sukses dhe ethet e tyre u ngritën deri në 42.5° Celsius. Pas pak orësh, pasi iu injektua vitaminë C, ethet ranë dhe temperatura e pacientëve u normalizua. Në 2-3 ditë ata u nxorën nga spitali. Vetëm pak minuta pasi vitamina C u injektua, asnjë gjurmë e saj në çfarëdo rasti nuk u gjet në gjak ose urinë! Dr.Klenner beson që vitamina kombinohet menjëherë me helmet ose viruset, si rrjedhim bën që ethet të bien. Kur copa leckash të lagura me një solucion me vitaminë C vendosen mbi plagët e rënda të pacientëve, shumica e dhimbjeve zhduken dhe plagët (djegiet) shërohen në mënyrë të shpejtë. Helmimi kimik, kafshimet e gjarpërinjve dhe të merimangave, ashtu si dhe helmimi i monoksidit të karbonit, të gjitha janë lehtësuar kur u përdor sasi masive me vitaminë C. Shumë mjekë e pranojnë: "Në qoftë se ndonjë gjë do të quhet ilaçi i mrekullisë, kjo është vitamina C". Vitamina C gjithashtu duket se detoksifikon dhe eliminon produktet e tepërta metabolike, toksike të vetë trupit (të tilla si acidi laktik), të cilat shkaktojnë lodhje, veçanërisht pas ushtrimeve ekstreme. Eksperimentet me ushtarë treguan që kur ushtarëve, të cilët transportonin pajisje të rënda në marshime të gjata dhe të vështira, u jepej vitaminë C, ata ndjeheshin më pak të lodhur, e merrnin veten më shpejt dhe nuk vuanin nga ngërçet e këmbës. Ata ushtarë, të cilëve nuk u jepej vitaminë C, vuanin nga lodhja e madhe dhe ngërçe të forta në këmbë dhe nuk e merrnin veten për ditë të tëra. Si rrjedhim, shumë ushtarëve u jepen doza të mëdha me vitaminë C, përpara se të shkojnë në një mision të vështirë. Kjo vitaminë efektive është gjithashtu e vlefshme për të lehtësuar stresin mendor, për emocionet e forta. Veçanërisht për personat me stres shumë negativ, të cilëve u prodhohen shumë toksina në trup. Personat me çrregullime nervore ose emocionale janë lehtësuar shumë duke marrë vitaminë C. Shumë mjekë tani rekomandojnë doza të mjaftueshme të vitaminës C tek ata pacientë të cilët duhet të përjetojnë situata të vështira. Burimi më i mirë i vitaminës C janë frutat e agrumeve (portokallët, limonët, qitrot, mandarinat etj.) Specat e gjelbra kanë një përmbajtje të lartë me vitaminë C, dhe domatet e perimet e gjelbra janë burime të tjera të mira. Por, kjo vitaminë në përgjithësi ndodhet në të gjitha gjërat e pagatuara, frutat dhe perimet e freskëta. Sasi relativisht të vogla të kësaj vitamine nevojiten në jetën e përditshme nga personat e shëndetshëm, dhe këto sasi shumë lehtë mund të merren nga burimet natyrale, pa iu drejtuar shtesave të vitaminave. Kërkesa e përditshme minimale është rreth 50 mg, ose një gotë me limonadë ose lëng portokalli të freskët. Lëngu i limonit me mjaltë, ose kripë, rekomandohet veçanërisht për të pastruar trupin dhe për të çlodhur mendjen.

Vitamina C është një vitaminë shumë delikate, e cila shkatërrohet lehtësisht nga nxehtësia, oksigjeni, drita dhe substancat bazike. Shpejt, pasi një frut është qëruar ose ndarë, vitamina C shkatërrohet, kështu që është mirë t‘i konsumojmë frutat dhe perimet menjëherë pasi ato janë prerë. Efektiviteti i vitaminës C gjithashtu bie nga nxehtësia, përpunimi dhe ngrirja. Përderisa ajo është shumë e tretshme, uji i gatimit duhet të përdoret gjithmonë dhe jo të hidhet. Thesaret e vitaminës C janë:

specat jeshilë, brokoli, lakër brukseli, gjethet e rrepës, portokallët, limonët, lakrat, qitrot, mandarinat, domatet etj.

VITAMINA D

Vitamina D luan rol në përthithjen e kalciumit dhe si rrjedhim është jo vetëm e rëndësishme në formimin e kockave, por gjithashtu për funksionimin e duhur të nervave. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë rakitizmin dhe sëmundje të tjera të kockave, prishjen e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve, nervozizëm pa shkak dhe pagjumësi. Vitamina D mund të formohet në lëkurë nga kontakti i rrezeve ultravjollcë nga dielli, por gjithashtu ajo gjendet në sasi të mëdha në qumësht dhe gjalpë.

VITAMINA E

Vitamina E ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe ndikon në ruajtjen e oksigjenit duke parandaluar acidet e yndyrta të kombinohen me oksigjenin, duke e harxhuar atë. Nëse vitamina E mungon, oksigjeni në qelizat tona digjet vazhdimisht dhe si rrjedhim nevoja e trupit për të rritet vazhdimisht. Atletët dhe alpinistët, të cilët marrin mjaft vitaminë E, janë më shumë të durueshëm se personat të cilëve u mungon kjo vitaminë. Është veçanërisht e vlefshme në sëmundjet ku furnizimi me oksigjen është i kufizuar, të tilla si astma dhe emfizema. Gjithashtu kjo vitaminë ndihmon trupin të shërohet pa lënë shenja, gjë që ndodh kur indet nuk marrin oksigjenin e mjaftueshëm. Ajo mund të parandalojë dhimbjen dhe heqjen e shenjave madje edhe nga djegiet shumë serioze. Ajo gjithashtu ndihmon në qarkullimin e gjakut, shmang trombozën dhe si rrjedhim parandalon atakun në zemër dhe varicet. Vitamina E është e domosdoshme për muskuj të fortë dhe drejtqëndrim. Nënat shtatzëna, të cilave u mungon kjo vitaminë, zakonisht lindin bebe me muskuj shumë të dobët, të cilët kanë vështirësi të mësojnë të ecin. Mungesa e vitaminës E është shkaktar kryesor i bebeve të lindura para kohe. Vitamina E gjendet në vajin e të gjitha bathëve, arrave dhe farërave, por shumica e vlerës së saj humbet gjatë skuqjes. Vaji i sojës është shumë i pasur në vitaminë E; burime të tjera të mira janë arrat, kokrrat e grurit, bizelet, gjethet e gjelbra, patatet e ëmbla dhe gjalpi.

Vitamina K

Përdoret për të prodhuar veshjen e proteinave dhe mpiksjen e gjakut. Njihet ndryshe me emrin vitamina e koagulimit. Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës K është 90 mikrogramë për femrat dhe 120 mikrogramë për meshkujt. Fatmirësisht mungesa e vitaminës K është shumë e rrallë. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojës, vaji i ullirit dhe domatja.

Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Vitaminat, molekulat e jetës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Shkencat Natyrore :: Biologjia-
Kërce tek: