Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Flamini: Ardhja e Bekamit më gëzon

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Flamini: Ardhja e Bekamit më gëzon Empty
MesazhTitulli: Flamini: Ardhja e Bekamit më gëzon   Flamini: Ardhja e Bekamit më gëzon Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 2:25 pm

Mesfushori francez në radhët e Milanit, Mateju Flamini, ka pohuar se i gëzohet shumë ardhjes së Dejvid Bekamit në "San Siro", pasi e vlerëson shumë atë si profesionist dhe si person. Flamini ka pasur rastin ta njoh Bekamin edicionin e kaluar, kur ishte anëtar i Arsenalit. Gjatë asaj kohe, sa ishte pushimi në ligën amerikane të futbollit, Bekami ishte bashkuar me Arsenalin për t'u stërvitur.

"Bekami është një person fisnik dhe madje paksa i ndruajtur. Por, ai është një punëtor i madh dhe është gjë e shkëlqyeshme që Milani dëshiron ta ketë në radhët e veta një futbollist të tillë. Personalisht gëzohem shumë për ardhjen e tij dhe besoj se kështu do të reagojnë edhe futbollistët e tjerë të Milanit. Kam stërivur bashkë me të për tre muaj në Arsenal. Ai është një profesionist i vërtet dhe një person i mrekullueshëm si brenda ashtu edhe jashtë fushës së gjelbër", është shprehur Flamini. Është interesant fakti se mesfushori francez ka dhënë komplimente edhe për trajnerin e Interit, rivalin lokal të Milanit, Hose Murinjo. "Në Angli e kanë adhuruar, ngase ka fituar shumëçka me Çelzin. Mendoj se ai është një person të cilin ose e duani ose e urreni. Për mendimin tim ai është një trajner i madh", ka përfunduar Flamini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Flamini: Ardhja e Bekamit më gëzon
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: