Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjuha shqipe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Gjuha shqipe Empty
MesazhTitulli: Gjuha shqipe   Gjuha shqipe Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 9:57 am

Shqipja është një gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Gjuha shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe   Gjuha shqipe Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 9:57 am

Dialektet

Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegnishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçarcito! , dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme. Gegnishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën, Malin e Zi, Serbin, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folës të gjuhës shqipe.Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e Çamërisë në jugun e largët të Shqipërisë. Enklavat Italiane- rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk kanë datë të saktë. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Gjuha shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe   Gjuha shqipe Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 9:57 am

Historia

Gjuha zyrtare, e shkruar me gërma latine dhe që u përvetësua në vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën gjuhën letrare shqipe të dialekit gegë si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri me ardhjen në fuqi të komunistëve dialekti gegëcito! u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri në vitin 1967cito! dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sotcito! . Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegërishtes kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toskë. Shqiptarët që jetojnë edhe sot nën administrimin e sllavëve e pranuan dialektin toskë si nivel të gjuhës zyrtare shqipecito! . Ky vendim politik i marrëcito! në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.

Vetëm disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i 15-të. E para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e librave të prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e gegërishtës (shpesh në gegërishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan veprimtaritë misionare të Katolicizmit Romak. Një rrymë shumë më e vogël e literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga mërgimtarët. Ndoshta punimet e letërsisë më të hershme dhe të pastër të çfarëdo niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të enklavave në S. Giorgio në Kalabri. Disa prodhime letrare vazhduan në shekullin e 19-të në enklavat italiane, por asnjë veprimtari e ngjashme nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato shpesh kanë një vlerë për studimet e gjuhësisë dhe janë shumë më të rëndësishme për vlerën e tyre letrare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
Sponsored content





Gjuha shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha shqipe   Gjuha shqipe Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjuha shqipe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha Shqipe
» Gjuha Shqipe
» Mllefi dhe Gjuha Shqipe
» Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoeuropiane
» ae dini gjuhen shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Gjuha Shqipe-
Kërce tek: