ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bono foto pikante në Saint Tropez

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Bono foto pikante në Saint Tropez   Mon Oct 27, 2008 1:01 pm

Në sitin e njohur “Facebook” janë shfaqur disa foto pikante të liderit të “U2”, ndërsa është me dy nëntëmbëdhjetë vjecare me bikini, Andrea Feick dhe Hannah Emerson, si dhe shokun e tij Simon Carmody, ish pjesëtarin e grupit irlandez “Golden Horde’.
Fotot e bëra në Saint Tropez, u futën në rrjet nga vetë dy vajzat.

Më sa duket këtë herë, Bono Vox nuk do t'i mjaftojë vetëm një këngë që gruaja e tij ta falë.

Shkrepjet që u publikuan nga "Mail on Sunday", e sjellin yllin e “U2” të parqafuar me dy vajzat 19-vjecare, të veshura vetëm me bikini, madje njëra nga ato i ulet edhe mbi gjunjë.

Imazhet e tregojnë këngëtarin shumë të afruar me vajzat, aq sa mund të dyshosh për dicka më shumë, por një nga dy vajzat nuk ka vonuar të saqarojë situatën.

Feick, 19 vjece amerikane që jeton në Paris ku studion edhe modë, ka treguar se është njohur me Bonon dy vjet më parë dhe ka shpjeguar se këngëtari: "është shumë më i vjetër se ajo dhe midis tyre ka vetëm një shoqëri të thjeshtë ".

Ndoshta është e vertetë po a do ta besojë Ali, gruaja e liderit të “U2”? Të dy janë të martuar prej 26 vjetëve dhe raporti i tyre është një nga të paktët që ka rezizistuar në botën e spektaklit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bono foto pikante në Saint Tropez
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: