Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Inagurimi i xhamisë në Duisburg & Lufta elektorale në SHBA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Inagurimi i xhamisë në Duisburg & Lufta elektorale në SHBA Empty
MesazhTitulli: Inagurimi i xhamisë në Duisburg & Lufta elektorale në SHBA   Inagurimi i xhamisë në Duisburg & Lufta elektorale në SHBA Icon_minitimeMon Oct 27, 2008 12:24 pm

Gazeta "Nordbayerischer Kurier" që del në Bajrojt komenton inagurimin e një prej xhamive më të mëdha në Gjermani, asaj të Duisburgut: "Që ndërtimi i kësaj xhamie të madhe nuk hasi në rezistencë si në qytete të tjera, kjo konsiderohet nga vëzhguesit si një mrekulli. Ashtu si rëndom shpjegimi i mrekullive është i thjeshtë: myslimanët dhe kristianët u afruan me njëri-tjetrin qysh në fillim, e respektuan dhe e pranuan njëri-tjetrin. Ata dhanë një shembull për marrëdhëniet ndërnjerëzore. Ky ishte një shembull, që të jep guxim."

Ndërsa "Frankfurter Rundschau" komenton garën elektorale për presidentin e ardhshëm të SHBA, duke u ndalur tek fushata e republikanit Xhon Mekkejn: "Kështu si e ka zhvilluar luftën elektorale Xhon Mekkejni më 4 nëntor nuk u jep qytetarëve mundësinë e përzgjedhjes mes një konservatorizmi modern dhe variantit amerikan social-liberal të ripërtëritjes, që mishëron Barak Obama. Mekkejni duhej që t´i prezantonte vendit një alternativë republikane ripërtëritëse. Senatori nga Arizona partinë zemërlëshuar të Bushit nuk e ka drejtuar në shekullin e 21-të, por në një stepë pakrye. Pikërisht vendimi i tij për Sara Pellin rezultoi si një gabim i rëndë. Në vend që ta hapte partinë drejt qendrës, Pellin u shndërrua në të preferuarën e mikroborgjezëve të bardhë. Në këtë grup tingëllojnë mjaft mirë fjalët e saj për SHBA si një qytet i vogël, si një Amerikë, në të të cilën jetojnë partiotët e vërtetë. Por Amerika, për të cilën ëndërron Pellin, i përket së shkuarës."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Inagurimi i xhamisë në Duisburg & Lufta elektorale në SHBA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ambasadori Avni Spahiu niset për në SHBA Ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu është nisur sot për në Uashington ku do të fillojë misionin e tij diplomatik për të përfaqësuar Kosovën.
» Gjilan: Shoqatat e dala nga lufta shkrihen në një organizëm të vetëm
» Sa kilomtra ka midis SHBA & EVROPES
» SHBA mbështet hyrjen e Maqedonisë në NATO
» SHBA-ja angazhohet për arritjen e një marrëveshje me Irakun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Ndërkombëtare-
Kërce tek: