Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nën ujë

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nën ujë Empty
MesazhTitulli: Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nën ujë   Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nën ujë Icon_minitimeSun Oct 26, 2008 9:28 am

Eshtë
hapur hotel Atlantis, superluksozi me 1.539 dhoma, pozicionuar në një
ishull artificial në formën e palmës në Dubai, në Emiratet Arabe.
Struktura, që mban brenda edhe një park gjigand ujor, ka kushtuar më
shumë se 1 miliardë euro dhe i ofron klientëve suita magjike, nga të
cilat mund të shohin delfinët, që deri pak muaj më parë notonin
përgjatë brigjeve të ishullit Salomone në Oqeanin Pacifik.Ky vlerësohet
si ishulli artificial më i madh në botë, ndërsa emri i hotelit
frymëzohet nga Atlandita ishulli legjendar. Resorti i ri në Dubai,
synon të rinovojë shkëlqimin e ishullit të antikitetit;
Në akuariumin gjigand do të notojnë 65.000 peshq. Nuk do
të mungojnë edhe delfinët, ata që kanë një përshtatshmëri të lehtë për
të bërë akrobacira jashtë ujit. Dhomat standard do të kushtojnë
rreth 300 euro në natë. Çmime të larta do të kenë suitat, 900 metër
katrorë; secila nga këto suita ka tre dhoma gjumi tre banja dhe një
sallon me një tryezë të dekoruar me ar. Përreth resortit do të ketë një
numër të madh restorantesh, qendra konferencash, butikë të ndryshëm, që
do të prezantojnë veshje dhe aksesorët më në modë.






Hoteli me 5 yje nuk i ka ngazëllyer të gjithë. Më
kritikët në këtë drejtim kanë qenë ambientalistët, që e kanë vlerësuar
negativisht projektin që nga fillimi i tij. Sipas ekologjistëve
konstruksioni ka dëmtuar seriozisht ishullin. Negativisht ata kanë
vlerësuar edhe rrugën më shumë se 30 orë që u është dashur delfinëve
për të mbërritur deri në destinacion. Por gjithë kjo nuk duket se ka
ndikuar në investitorët që kanë deklaruar se besojnë në këtë projekt.
Manjati amerikan Donald Trump ka njoftuar se shumë shpejt do të ngrejë
një hotel të vetin në këtë ishull. Ndërsa për vitin 2010 duhet të jetë
gati një teatër me 1800 vende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nën ujë Empty
MesazhTitulli: Re: Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nën ujë   Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nën ujë Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 1:55 pm

A ke shku me bo naj nat The.Timmi aaa a isht kom Fort aa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nën ujë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Argetime-
Kërce tek: