Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Më tepër për seksin e dobët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Më tepër për seksin e dobët Empty
MesazhTitulli: Më tepër për seksin e dobët   Më tepër për seksin e dobët Icon_minitimeSun Oct 26, 2008 9:22 am

Intervistë me prof. Linda Fitzsimmons, dekane e Departamentit të Arteve të Bukura dhe Shkencave në Universitetin e Oksfordit


Anglinë e shekullit XX, shumë pak gjëra kanë ndryshuar nga koha kur
katër autore femra të fundit të shekullit XIX kërkonin një shoqëri ku
gruaja të kishte të drejta të barabarta si burri nëpërmjet teatrit. Pas
lëvizjeve feministe të viteve ‘30, mes të cilave ishte dhe shkrimtarja
e njohur angleze Virginia Wolf me shkrimet e saj pro gruas, gratë
angleze kanë kërkuar gjithnjë nëpërmjet fjalës të drejtat e tyre. Ato
nuk kanë dashur thjesht përkëdhelje orëve të natës në shtrat, por të
jenë në të njëjtat pozicione që burrat kanë zënë në shoqëri.

"Ne
mundemi", është kjo një fjalë e thënë nga dramaturgia Githa Sowerby në
dramën e saj "Rutherford and son". Kjo pjesë teatrale është në vazhdën
e pjesëve teatrale feministe që po dominonin teatrin në Anglinë e
fundit të shekullit XIX.

Në qendër të kësaj drame është historia
e Rutherfordit, një pronari fabrike qelqi, që sillej me familjen me të
njëjtën mënyrë agresive ashtu si drejtonte fabrikën. Pas disa vitesh,
tre djemtë e tij e braktisin dhe Rutherford bën një marrëveshje të
fshehtë me nusen e njërin prej djemve, e cila në fund trashëgon të
gjithë pasurinë.

"Kjo dramë kërkon të thotë se ka ardhur koha e
grave", shprehet prof. Linda Fitzsimmons, dekane e Departamentit të
Arteve të Bukura dhe Shkencave në Universitetin e Oksfordit. Prof
Fitzsimmons ne e takuam në Galerinë Kombëtare të Arteve ku ndodhet për
të vizituar ekspozitën e përbashkët të studentëve të arkitekturës së
Oksfordit dhe atyre shqiptarë.

Por, përtej imazheve futuriste të
ekspozitës, Linda, e cila është dhe një nga studiueset e kësaj
lëvizjeje feministe në teatër në Anglinë e fundit të shekullit XIX,
sheh shumë pak ndryshim në këto 40 vjet në raport me gruan. Ndryshe nga
shpërthimet në teatër vite më parë, tashmë ka një zbehje të protestave
artistike feministe, megjithatë për të, gratë ende kanë mbetur një
"seks i dobët".

Zonja Fitzsimmons, kjo është hera e parë që ju vizitoni Shqipërinë. Cilat janë përshtypjet tuaja për të?


Mund
t‘ju them se është një vizitë mbresëlënëse dhe shumë interesante. Ashtu
si ekspozita e studentëve shqiptarë dhe atyre të Oksfordit më ka sjellë
përvoja të ndryshme, po kështu, edhe vizita ime në këtë vend më ka lënë
mbresë. Në thelb, përshtypjet janë pozitive, megjithëse do të doja të
qëndroja pak më gjatë.



Le të ndalemi pak tek ekspozita e
hapur në Galerinë e Arteve, e cila është dhe arsyeja e vizitës suaj
këtu. Si do t‘i vlerësonit punët e studentëve në raport me realitetin e
vendeve që ata përfaqësojnë?


Nuk mund të flas gjatë për
punët e prezantuara nga studentët shqiptarë, pasi kam vetëm dy ditë
këtu dhe nuk kam shumë informacion në lidhje me realitetin arkitekturor
të vendit tuaj për të dhënë një gjykim. Por mund të them më shumë rreth
punëve të studentëve të Oksfordit, të cilat duket sikur u përgjigjen
dhe realitetit të Tiranës. Ajo çfarë bie në sy është një këndvështrim
shumë individual, intim që këta studentë i bëjnë së ardhmes. Një pjesë
e tyre flet për impaktin që ka bota e jashtme mbi realitetin ku
jetojmë. P.sh., puna e Lois Muddiman merr shkas nga shpërthimi i lumit
në Oksford, kur ai doli nga shtrati. Studentët e Oksfordit kanë sjellë
nëpërmjet këtyre punëve një të ardhme të imagjinuar në mënyrë
materiale. Pozitive në këndvështrimet që ata përcjellin dhe që mund të
jetë e tillë edhe për publikun, është fakti se studentët ofrojnë një të
ardhme në qendër të së cilës është njeriu dhe kujdesi ndaj tij.
Nëpërmjet ndërtimeve sipas arkitekturës më moderne apo bashkëkohore
bëhet e mundur që njerëzit të jetojnë pranë njëri-tjetrit. Tashmë
ekzistojnë të gjitha mundësitë teknike dhe teknologjia ka avancuar në
atë mënyrë sa gjithçka të rrotullohet drejt krijimit të kushteve për
një gjendje shpirtërore sa më të mirë për njeriun. Këta studentë
sjellin shembuj se si mund të jetë një botë ku njeriu mund të jetojë i
lumtur.



Ju jeni dekane e Arteve të Bukura dhe Shkencave Humane në Oksford. A mund të na flisni pak rreth punës suaj?



Universiteti
i Oksfordit është një institucion në të cilin të mbash përgjegjësi mbi
vete nuk është e lehtë. Organizata që udhëheq ka dhjetë fakultete dhe
120 punonjës.

Nën mbikëqyrjen time janë jo vetëm shkollat, por
edhe studentët e masterit e deri te doktoraturat. Kjo do të thotë se
pjesa më e madhe e ditës sime kalon nëpër takime. Jam në takime të
vazhdueshme për të krijuar strategjitë dhe politikat se si duhet të
vazhdojë fakulteti. Unë jam dhe përgjegjësja e drejtpërdrejtë e lidhjes
së kontakteve të universitetit me botën e artit, qofshin këto rajonale,
por edhe ndërkombëtare. Kështu më mbetet shumë pak kohë për të menduar
nëse dua ndonjëherë të sillem si artiste, megjithëse jua thashë më
parë, se gjithnjë e kam konsideruar veten një akademike arti.


Cilat janë lidhjet tuaja me artin?


Unë
jam historiane arti, nuk jam artiste. Puna ime kërkimore lidhet me
artet e bukura, kinemanë, muzikën, teatrin. Unë nuk jam artiste, por
një studiuese arti. Shumë nga kolegët e mi janë persona që praktikojnë
artin.

Përpiqem gjithnjë që të gjej një balancë midis të dyjave,
artit dhe punës kërkimore. Por është e pamundur, sepse kërkesat e
menaxhimit të një universiteti janë të mëdha. Por nga ana tjetër, puna
ime është shpërblyese, pasi u mundëson shumë artistëve (ju e dini që
artistët janë njerëz që nuk para ia thonë për projekte) të vënë në jetë
projekte dhe ide, duke bërë atë çfarë vërtet duan. E veçantë është t‘u
mësosh studentëve se si të ecin dhe të jenë kreativë, duke bërë
diferencën në këtë botë.




A mund të na flisni pak për
studimin që i keni kushtuar teatrit feminist të periudhës së fundit të
shekullit XIX e fillimit të shekullit XX?


Ky studim është
një kombinim i politikave të mia feministe dhe punës sime si akademike.
Atëherë kur nisa të studioja këtë periudhë kishte një lloj mendimi te
njerëzit se gratë nuk kanë shkruar për teatrin para shekullit XX. Por
kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Në fund të shekullit të XIX e në fillim
të shekullit XX një numër i madh shkrimtaresh femra nisën të shkruanin
për një teatër të mbushur me dialog politik. Disa prej tyre shkruanin
drama, ku tema kryesore ishte e drejta e gruas për të votuar. Të tjera
shkrimtare femra shkruanin për të drejtat e gruas në familje. Ato
kërkonin një shoqëri ku gruaja dhe burri të kishin të drejta të
barabarta, një status social të qartë. Këto artiste shkruan për këto
probleme në një mënyrë realiste dhe të drejtpërdrejtë. Ishin një mori
pjesësh dramatike, të cilat u shkruan me aq pasion nga gratë, por që me
vite filluan të harroheshin. Si një akademike e frymëzuar nga këto
pjesë dramatike dhe nga ato rrëfime aq të sinqerta dhe të vërteta
femrash, nisa të hulumtoj për atë periudhë, duke i gjetur këto drama,
duke i rilexuar dhe duke nxjerrë konkluzione. Puna ime ishte ribotimi i
plotë i tyre. Katër drama në këto 10-15 vitet e fundit janë vënë në
skena të njohura të SHBA-së, Kanadasë, etj.


Cilën prej këtyre autoreve do të veçonit dhe pse?




ka pëlqyer shumë Githa Sowerby. Ajo shkroi dramën "Rutherford and son".
Është një dramë realiste familjare. Në qendër është historia e familjes
së Rutherfordit (një pronar fabrike qelqi), i cili ishte tepër
patriarkal dhe i dhunshëm në sjelljen e tij, si në fabrikë ashtu edhe
në familje. Rutherford e trajtonte familjen e tij në të njëjtën mënyrë
siç drejtonte fabrikën, duke qenë shumë i ashpër. Me kalimin e viteve,
sjellja e tij u bë më e dhunshme, aq sa tre djemtë e braktisin atë. Por
një nga nuset e djemve bën një pakt të heshtur me të dhe e gjithë fuqia
e tij i kalon asaj. Drama mbyllet me një mënyrë alegorike, në kuptimin
që e ardhmja i takon një gruaje dhe fëmijës së saj. Dhe që ndryshimi
drejt së mirës është i mundshëm.


Që nga koha kur Virginia Wolf kryesonte lëvizjet feministe, çfarë ka ndryshuar te femrat angleze?



Situata
tani, në krahasim me atë kohë kur shpërtheu feminizmi, është disi më
ndryshe. Ka më pak shkrime kushtuar feminizmit. Shumica e shkrimtarëve
dhe analistëve e marrin si një çështje të ezauruar feminizmin dhe nuk
merrem më me të, ta zgjerojnë apo të japin sugjerime lidhur me të.

Kohët e fundit, një dramaturge e re, Megan Barker, vuri në skenën e teatrit "Glasgouw", në Skoci, një dramë të quajtur "Pit"

Ishte
një shfaqje që fliste për gruan e vetme amerikane, që gatoi drekën e
fundit për djalin e saj që ndodhej në burg dhe që të nesërmen ai do të
ekzekutohej me vdekje. Që nga mënyra e gatimit dhe marrëdhëniet e kësaj
gruaje me të birin, drama kërkon të shpjegojë varfërinë në shoqërinë
amerikane. Drama është shumë e fuqishme në mesazhet që përcjell. Ka një
mori imazhesh femërore, siç është ushqimi, përkëdheljet, mëmësia, të
cilat kërkojnë të nxjerrin në hap historinë e shtypjes gjinore të kësaj
gruaje, por nga ana tjetër japin dhe fuqinë e saj të jashtëzakonshme.

Për
shumë kritikë të teatrit, kjo dramë mbështetet mbi teorinë feministe,
edhe pse me shumë elegancë autorja nuk e jep drejtpërdrejtë këtë ide.

Teatri
feminist i viteve ‘80-‘90 kishte një axhendë shumë të qartë politike,
që gratë të merrnin po të njëjtat të drejta, ashtu si dhe burrat. Ashtu
siç ishte dhe vepra e shumë autorëve në fund të shekullit XIX e në
fillim të shekullit XX.



Si e shihni feminizmin sot në botë?

Disa
burra mendojnë se gratë kanë arritur tashmë gjithçka dhe se nuk kanë më
se për çfarë të luftojnë, të bëjnë zhurmë apo të protestojnë. Nuk mund
të flas në mënyrë globale, por po shpreh mendimet e mia për shtetin
tim, Britaninë. Në Angli ekziston një perceptim i gjithanshëm që gratë
kanë të drejta të barabarta me burrat. Por nëse sheh faktet, nuk del
kështu.

Pavarësisht nga ligji i miratuar në Parlament në vitin
1970 që thoshte se gratë dhe burrat duhet të kenë një rrogë të njëjtë,
gati 40 vjet më vonë, gratë paguhen me dy të tretat e rrogës së një
burri. Po e njëjta skenë ndiqet edhe nga kompanitë e mëdha, ku bordi
drejtues është i përbërë nga meshkuj. Më specifike akoma është gjendja
në universitete. Aty, zëvendëskancelarët dhe profesorët më të paguar,
janë meshkuj. Sigurisht që gjendja sa i përket gruas në shoqëri ka
ndryshuar në krahasim me kohët e shkuara, por gjithsesi duhet të
ndryshojë kultura e përgjithshme e sjelljes ndaj grave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Më tepër për seksin e dobët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anglezët preferojnë seksin në zyrë
» Gjeni gjëra tepër sekret

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Argetime-
Kërce tek: