ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FIFA refuzon pranimin e FFK-së

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 419
Age : 25
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: FIFA refuzon pranimin e FFK-së   Sun Oct 26, 2008 7:10 am

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka refuzuar të premten pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në gjirin e saj. Ndonëse zyrtarët e FFK-së kanë pritur që në këtë mbledhje KE i FIFA-s të shqyrtojë vetëm dy kërkesat e drejtuara më parë, që t'i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, si dhe t'i njihet e drejta e certifikatës ndërkombëtare për transferimin e futbollistëve, ajo ka shqyrtuar edhe aplikacionin e FFK-së për pranim dhe e ka hedhur poshtë atë.
“Pranimi i FFK-së nuk është në pajtim me nenin 10 të Statutit të FIFA-s, i cili thotë qartazi se vetëm shtetet e pranuara ndërkombëtarisht mund të pranohen në FIFA. Sipas këtij neni, Kosova nuk mund të luajë as ndeshje miqësore me karakter ndërkombëtar”, ka theksuar zëdhënësi i shtëpisë së futbollit botëror, Zheronim Valke. Megjithatë, duket se drejtuesit e FIFA-s kanë harruar faktin se Kosova tashmë është shtet i pranuar nga më shumë se 50 shtete, por ende janë duke iu ‘frikësuar’ zhvillimeve politike në rajon, prandaj edhe një herë dolën me një qëndrim negativ për kërkesat e futbollit kosovar, i cili po vuan shumë nga mospërfshirja në arenën ndërkombëtare, sidomos në aspektin financiar. Refuzimi i tillë nga ana e FIFA-s duhet t’i mobilizojë edhe më shumë drejtuesit e futbollit kosovar, por edhe të sporteve tjera që të punojnë pandërprerë dhe të bëjnë trysni tek faktori vendor dhe ndërkombëtar në gjetjen e rrugëve që çojnë drejt anëtarësimit në institucionet sportive ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://presheva.albanianforum.net
 
FIFA refuzon pranimin e FFK-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: