Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Zyrtarizohet vija kufitare Kosovë-Maqedoni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Zyrtarizohet vija kufitare Kosovë-Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Zyrtarizohet vija kufitare Kosovë-Maqedoni   Zyrtarizohet vija kufitare Kosovë-Maqedoni Icon_minitimeSun Oct 26, 2008 7:05 am

Eshtë zyrtarizuar edhe formalisht vija kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Komisioni i përbashkët për demarkacionin e kufirit ka nënshkruar në Ohër dokumentin për vendosjen e shtyllave kryesore kufitare midis dy shteteve.

Nënshkrimi i ketij dokumenti ishte obligim i marrëveshjes së Protokollit për shtyllat kryesore kufitare që u nënshkrua vitin e kaluar. Deri në rrumbullaksimin e plotë të aktiviteteve në terren të Komisionit për shënimin e kufirit mbetet të vendosen edhe 50 gurët ndihmës të fundit të kufirit në Sektorin e tretë. Duke pasur parasysh dinamikën e deritanishme, pritet që vendosja e të gjithë shtyllave kufitare të kompletohet deri në fund të muajit.

Pasi që të mbarojë demarkacioni i kufirit në terren, vijon i ashtuquajturi "pastrim" i vijës kufitare, kurse menjëherë pas kësaj edhe xhirimi i terrenit prej aeroplani, informoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës pritet të nënshkruhet në javën e parë të muajit të ardhshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Zyrtarizohet vija kufitare Kosovë-Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sa osht vija airore e shpris veri jug edhe lindje perendim
» Propozimi i OKB-së parasheh krijimin e zonave të veçanta në Kosovë
» Kosove, PDK rrit mbeshtetjen
» Kosove, konfuzion ne kreun e LDK
» Lista e kriminelëve të luftës në Kosovë 1999

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: