ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Beteja e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 419
Age : 25
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Beteja e Kosovës   Sat Oct 25, 2008 1:47 pm

Ne vitin 1389, ushtria otomane e udhëhequr nga sulltan Murat I-rë dërmoj kalorësinë e bashkuar të kombeve që jetonin nën Mbretërinë e car Lazarit (me seli në Krushevac), të vet shpallurit mbret i Serbëve, Bullgarëve dhe Arbanasve, në betejën që u zhvillua në Fushën e Kosovës. Sulltan Murati vritet nga Milesh Kopiliqi, po ashtu, në këtë betejë,vritet edhe car Lazari, të cilin paraprakisht e tradhton Vuk Brankoviqi. Në anën e koalicionit të kombeve kundër ushtrisë otomane, në këtë betejë, ishin edhe prijësit e fiseve shqiptare. Kjo mbretëri Serbo-Bullgaro-Arbanase është shuar përfundimisht në vitin 1459. Ne shekullin XVII, nën presionin e Turqve, popullata autoktone, e krishterë (ortodokse dhe katolike shqiptare), e Kosovës, të prirë nga patriarku i kishës ortodokse me seli në Pejë, A. Çarnojeviq, ikin nga Kosova drejt veriut në drejtim të Hungarisë mbi-danubiane, si vend i sigurt për të jetuar dhe jashtë kufijve otoman. Popullsia e mbetur u konvertua në fenë islame dhe vazhdoi të qëndroi në vatrat e veta shekullore, kryesisht në pjesët kodrinore-malore, ndërsa, për të punuar fushat e Kosovës, pushteti turk solli dhe kolonizoi hapësirat me banorë jo vendor, të ashtuquajturit "rajë" të përkatësisë serbo-sllave si dhe me turq e me bejlerë dhe agallarë. Mirëpo, me konvertim në fenë myslimane, edhe shqiptarët filluan të integrohen në sistemin e imperatorisë turke, në të gjitha fushat dhe në të gjitha veprimtaritë e atëhershme, duke arritur të gëzojnë të gjitha gradat civile dhe ushtarake pos gradës më të lartë "padishah" të jenë "Sulltan". Pas ikjes së patriarkut A. Çarnojeviq, patrikana ortodokse u rivendos përsëri në Pejë, me insistimin e patriarkut German i cili ishte njëkohësisht edhe vëlla prej gjaku i pashait të fuqishëm të perandorisë otomane Mehmet Pasha Sokoloviqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://presheva.albanianforum.net
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 573
Age : 22
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Re: Beteja e Kosovës   Wed Oct 29, 2008 5:34 am

Ket e kom msu nkl te 6 kur jom kon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Beteja e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Historia Shqiptare dhe e Huaj-
Kërce tek: