ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hapen Arkivat Otomane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 419
Age : 25
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Hapen Arkivat Otomane   Sat Oct 25, 2008 1:25 pm

Arkivat otomane mund të hedhin dritë mbi historinë e 30 shteteve, përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Shtetërore si dhe Shoqata Turke e Historisë (TTK) do të bashkëpunojnë në klasifikimin e arkivit otoman.






Historianët kosovarë i gëzohen hapjes së këtyre arkivave. Sipas tyre njëpjesë e serbëve ende janë të verbuar nga nacionalizmi.

Arkivat otomane përmbajnë të dhëna dhe dokumente të cilat kanë informata të rëndësishme lidhur me historinë e 30 shteteve, të themeluara pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, që është shteti i fundit që ka fituar pavarësinë nga kjo perandori. Nga hapja dhe hulumtimi në këto arkiva përfiton edhe Kosova, e cila deri në vitin 1912 ka qenë pjesë e perandorisë.

Dokumentet që ndodhen në këto arkiva, me kërkesë të tyre, do t'iu sigurohen të gjitha shteteve përkatëse. Përkthimi i tyre në gjuhën angleze, gjermane dhe frënge tashmë ka filluar.

Gazeta ditore turke "Todays Zaman" ka njoftuar në një shkrim se puna e klasifikimit të dokumenteve ishte në zhvillim tashmë shumë vite më parë dhe qëllimi i saj është që të finalizohej në nivel të lartë. "Në të kaluarën, të dhënat dhe dokumentet e rëndësishme ishin të fshehura, ndërsa tash do të lëshohet dritë jo vetëm mbi historinë e Turqisë, por gjithashtu edhe mbi historinë e 30 shteteve në Ballkan, Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme", thuhet në një artikull të botuar dje në këtë gazetë.

Të dhënat në arkivat otomane mbulojnë periudhën e 400 deri 500 viteve të historisë së këtyre shteteve, ku përfshihen Maroku, Tunizi, Algjeria, Libia, Egjipti, Sudani, Jemeni, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Jordania, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Siria, Palestina, Izraeli, Libani, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Kosova, Rumania, Moldavia, Maqedonia, Greqia, Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia dhe Qipro.

Siç njofton gazeta "Todays Zaman", zyrtarët nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kanë veçuar se numri i shteteve që mund ta përdorin arkivin otoman janë të pakta, duke shtuar që hulumtuesit individualë tashmë do të kenë qasje në arkiva.

Fillimisht zyrtaret e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Turqisë kanë hetuar se arkivat otomane përmbajnë të dhëna dhe dokumente të rëndësishme që i përkisnin Armenisë, për të cilën Turqia ofroi hapjen e arkivave me rastin e hulumtimeve që kishin të bëjnë me të ashtuquajturin gjenocidin armen.

Gazeta turke gjithashtu njofton se ligji i arkivave kombëtare, i përpiluar pas konkludimeve të hulumtimeve dhe punës së klasifikimit në arkivin otoman, pritet që të miratohet pas hapjes së Parlamentit turk me 1 tetor. "Gjatë afatit paraprak parlamentar, ligji u negociua përmes Komisionit të Planit Parlamentar dhe Buxhetit, i cili e referoi atë për nën-komision. Ndërkaq qeveria po përgatitet që ta miratojë atë ligj menjëherë sa të mblidhet parlamenti. Ky ligj do të sigurojë që arkivat do të trajtohen në përputhje me metodat shkencore", bënë të ditur "Todays Zaman". Gazeta gjithashtu përmend se që nga koha kur arkivat e shtetit u ndaluan apo kufizuan, shumë dokumente të arkivit për më tepër, kishin humbur apo dëmtuar, prandaj ligji përmban masa të rrepta kundër akteve të tilla. Ligji autorizon Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave shtetërore për përgjegjësinë e dokumenteve arkivore dhe dokumenteve të gatshme për t'u arkivuar, mbrojtjen e tyre, përdorimin e tyre në përputhje me interesat kombëtare dhe publike si dhe eliminimin dhe shkatërrimin e tyre nëse është e nevojshme. Historianët kosovarë shprehen me gëzim ndaj hapjes së këtyre arkivave. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë, u shpreh për Express se dokumentet që janë nëpër arkivat e Turqisë janë shumë të rëndësishme. "Pa dyshim, për ne ka shumë rendësi, ne jemi në përpjekje për marrëveshje me arkivat turke, ata kanë bërë ndërlidhje përmes zyrës turke e cila ka ndihmuar në këtë projekt", tha Bajraktari.

Ndërkaq, Jusuf Osmani, drejtor i Arkivit të Kosovës, tha se dokumentet më të rëndësishme dhe më autentike dhe të besueshme janë pikërisht ato otomane, prandaj sipas tij, hapja e këtyre arkivave është shumë e rëndësishme. Ai tregoi se para një jave është kthyer nga Turqia, ku u ka bërë një vizitë këtyre arkivave për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit me ta.

"Ne nënshkruam marrëveshjen dhe protokollin e pasurimit dhe tashmë jemi duke hulumtuar në sjelljen e dokumenteve nga kadastra. Rëndësia e tyre qëndron në ndriçimin e së kaluarës në mënyrë të besueshme, pastaj çështja e shumë pronave, popullsisë, etj", tha Osmani. Ai tregoi se deri me tani janë sjellë më shumë se njëzet mijë dokumente të digjitalizuara, pastaj është botuar edhe një libër: 'Vilajeti i Kosovës, dokumentet otomane', në të cilin janë përfshirë dokumente që datojnë nga viti 1526 deri në vitin 1912.

Shkakun se pse këto dokumente janë ndër më të besueshmet, Osmani e shpjegon me faktin se një pjesë dërrmuese e administratorëve kanë qenë shqiptarë, gjë të cilën atij ia ka konfirmuar edhe pala turke gjatë vizitës që ai e ka bërë në Turqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://presheva.albanianforum.net
 
Hapen Arkivat Otomane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Historia Shqiptare dhe e Huaj-
Kërce tek: