Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Legjenda e një kalorësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Legjenda e një kalorësi Empty
MesazhTitulli: Legjenda e një kalorësi   Legjenda e një kalorësi Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:22 pm

Zoti krijoi fillimisht Mashkullin. Ai mori më të mirën e tij dhe krijoi Femrën. Kur Ai pati kohë të lirë krijoi Kalin, të cilit i dha kurajën dhe shpirtin e Mashkullit, bukurinë dhe hijeshinë e Femrës, - thotë një legjendë urbane braziliane. Dikush do të thoshte se, vetë Zoti ndaloi kalimin e njerëzve në parajsë, atje ku nuk ndodheshin edhe kuajt. Dhe duket se njerëzit duke kalëruar mbi këto krijesa të stepave aziatike i dhanë hua njeriut lirinë; krahët që i mungonin atij për fluturim...ashtu si edhe legjenda e Pegasos

Kalorësia e stratiotëve u quajt Kalorësia e shqiptarëve të Venecias, ndërsa Filipi i II-të i Maqedonisë organizoi një ushtri të fuqishme duke krijuar falangën, si peshën më të rëndë të këmbësorisë si dhe duke disiplinuar kalorësinë e trupat e tjera ndihmëse. Aleksandri i madh, përdorimin e kavalerisë e mësoi nga fiset ilire, ndërsa këta të fundit e ruajtën kulturën gjysmë nomade për të korrur fitore të suksesshme kundra legjioneve dhe kohortave romake. Ato nuk ishin vetëm kafshë lufte tepër të shpejta, por kuajt simbolizuan për njeriun bukurinë, hijeshinë dhe fuqinë që kalorësit e tyre e ndjejnë në shpirtin që gulçon. Ashtu si gozhdët që fiksuan patkonjtë, patkonjtë që shpëtuan kuajt, kuajt që shpëtuan kalorësit dhe ata që shpëtuan Mbretëritë për shekuj me radhë, shqiptarët do të trashëgonin kaherë genet e të parëve të tyre. Madje në kohën e Kanunit të Lek Dukagjinit, “jeta e një gruaje u arrit të shkëmbehej me një kalë”. Sipas Princit Filip, në librin “The Noble House” (1987) “...kuajt dhe qentë njihen si bashkudhëtarët më besnikë, që nga fillesa e historisë, por kuajt sigurisht që kanë qenë më të vlefshëm”. Në sport, agrikulturë, transport dhe fushëbeteja, kuajt kontribuuan së tepërmi në kënaqësinë njerëzore, ambicien dhe progresin, më shumë se çdo kafshë tjetër. Deri kur një ditë në fillim të shekullit të XIX-të, Edith Durham do të kalëronte dhe do të mbante ditarin e saj mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Me krijimin e shtetit shqiptar dhe kalimin nga Republikë në Mbretëri, oficerët e artilerisë dhe ndonjë i kavalerisë filluan të zhvillonin sportin e hipizmit, - me vrapime por edhe me pengesa - për herë të parë në Shqipëri. Ndoshta një Mbretëri pa kuaj nuk do quhej si e tillë dhe një mbret pa kuaj nuk ishte mbret. Këto gara, do të mbeteshin gjithmonë në nivelin fillestar dhe aspak në rangun e kampionateve. Pikërisht në këtë kohë, Aliu një djalosh 16 vjeçar, i cili prej 5 vitesh po ndërtonte ëndrrën me një kalë shale, (për sporte) do të thirrej personalisht nga Mbreti Zog i I-rë dhe shumë shpejt do dërgohej për studime në Akademinë Ushtarake të Kavalerisë... Vite më vonë, ndryshimi i sistemeve dhe më pas viti i mbrapshtë ´97, nuk do të ndalonin kurrë pasionin dhe ish profesionin e “ushtarakut kalorësiak”. Ai do të bëhej komandanti i parë i Kalorësisë së Oborrit Mbretëror Shqiptar, ndërsa aktualisht kur mosha e tij është gati 85 vjeç, mban pozicionin e Administratorit si dhe Këshilltarit Personal të Mbretit Leka Zogu I-rë, por edhe në postin e Presidentit të Nderit të Federatës Shqiptare të Hipizmit.

Komandanti i Kavalerisë gjatë dhe pas, Monarkisë...

Në kohën e Mbretërisë Shqiptare vetëm 2 oficerë mbaruan Akademinë Ushtarake të Kavalerisë: Taqfur Vërlaci dhe Ndoc Skurdi. I pari vdiq tepër i ri, ndërsa Ndoci u vra në Abisini përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Me pushtimin italian të Shqipërisë në vitin 1939, pjesërisht ushtria shqiptare iu bashkua asaj italiane, - ndër të tjerash, repartet e këmbësorisë dhe artilerisë - ndërsa reparti i kavalerisë do të shkrihej plotësisht. Në vitin 1941 mbaruan Akademinë ushtarake në Modena të Italisë tre oficerë, të cilët duke mos pasur reparte të ushtrisë shqiptare i shërbyen asaj italiane. Një vit më vonë, në 1942-in, do të mbaronte Akademinë e Kalorësisë vetëm një oficer. Ai ishte i dërguari personal i Mbretit Zog i I-rë, - i destinuar për të shërbyer në Gardën Mbretërore Shqiptare ku ndodhej asokohe edhe një Repart Kavalerie - dhe ky ishte: Ali Ohri. Maturanti, një kushëri i Mbretit Zog i I-rë ka rikujtuar vitin 1937, ndërsa ndodhej i ulur në një nga sallonet e Oborrit Mbretëror, kur Mbreti i shoqëruar nga princesha Adile, i drejtohet dhe i thotë: “Do të të çoj në shkollë ushtarake në Itali. Të dua në Gardën time”. Ëndrra dhe pasioni i djaloshit, ishte bërë tashmë realitet. “Kali u bë për mua një shok jete”, thotë Aliu. Kështu ai veçse 16 vjeçar do të fillonte Shkollën Ushtarake në Milano për tre vitet e para (1937-1940), e barabartë kjo me Liceun Superior, ndërsa në vitin 1940, Ali Ohri filloi studimet në Akademinë e Modenës, ku edhe i mbaroi në shkurt 1942. Nga ky vit deri në muajin shtator, vazhdoi pjesën e mbetur universitare (të shkurtuar për shkak të Luftës së Dytë Botërore) në Regjimentin e Kalorësisë, deri pak kohë përpara kapitullimit të Italisë fashiste. Pas Çlirimit, në mars 1945, Ali Ohri ngarkohet me detyrën e krijimit të Repartit të Kavalerisë, ku qëndroi deri në shkurt të vitit 1949, kohë kur doli në lirim me gradën e togerit. Në 30 qershor 1949, në vazhdën e gjenocidit komunist, oficeri i shkolluar në Perëndim, Ali Ohri do të arrestohej në Shkodër me akuzën: “Tentativë arratisje”. “Këtë akuzë, - deklaron Ohri, - nuk e kam pranuar as në periudhën e 13 muajve të izolimit, presioneve, as në gjyq, as në burgun politik dhe as tani...”. Gjykata e dënon 8 vite burg politik dhe 5 vjet pa të drejtë vote. Kryen vetëm 5 vite burg politik, ndërsa pas lirimit Aliu iu nënshtrua profesioneve të ndryshme, pa lidhje me formimin e tij ushtarak. Ushtroi detyrën e zooteknikut si dhe punoi në sektorin e mbarështimit dhe rritjes të kuajve, meqenëse kishte edhe një diplomë hipologu (studiues kali). Në një libër që Ali Ohri pret ta botojë – pas një lumë ecejakesh burokratike, ndryshime sistemesh dhe “një vit të mbrapshtë” pas tyre – do të quhet: “Shoku im, kali”. “Historia e njerëzimit ka kaluar nga shpina e kalit”, është shprehja e këtij burri fisnik me mustaqe dhe flokë të bardha, me sjelljen e një aristokrati dhe me të folur të ngadaltë që e lidhi tërë jetën me kuajt.





Formimi i reparteve të rritjes së kuajve

Në repartin e parë të Kavalerisë Shqiptare u grumbulluan kuajt e brigadave të ndryshme partizane, të mbetur nga ushtritë italiane dhe ato gjermane. Me organizimin e ushtrisë shqiptare do të krijoheshin edhe skuadronet (Kavaleria Shqiptare me rreth 100 kalorës) si dhe për Repartet e Artilerisë. Për çdo komandant Grupi dhe Baterish u vunë në përdorim kuajt, duke stërvitur oficerët e Artilerisë për kalërim. U arrit të krijohej në këtë mënyrë një skuadron i kalorësisë me të gjithë oficerët dhe ushtarët e këtij reparti. Me anën e një seleksionimi të mëpasshëm, Ali Ohri arriti të krijonte një grup të vogël me ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, të cilët përfituan gjithashtu një trajtim special. Në janar të vitit 1947, Ali Ohri së bashku me mjekun e veterinarisë Çerçem Çelo, u ngarkuan nga Ministria e Mbrojtjes për të blerë “200 pelat më të bukura të Shqipërisë”, me të cilat u krijua Ferma Ushtarake e Cërrikut. Ishte pikërisht kjo koha e sjelljes nga Jugosllavia e rreth 300 pelave të tjera të racës hungareze, si dhe e një hamshori me 8 pela të racës arabe të pastër. Në vitin 1948 u krijua Qendra e Seleksionimit Zooteknik të Shkodrës, ku u grumbulluan 150 pela të racës së vendit. Aliu u caktua atë vit, si përgjegjës i Sektorit të Njëthundrakëve në Shkodër. Ferma ushtarake e Cërrikut ndërkohë kishte filluar mbarështimin e racave të kuajve, por me një vendim qeverie të vitit 1953, Reparti i Kavalerisë do të shkrihej. Një pjesë e këtyre kuajve iu kaluan Fermës së Fierit. Në marsin e vitit 1972, Ali Ohri thirret në ushtri, jo si oficer, por si specialist në Repartin 3051, që u krijua si një qendër e rritjes së kuajve. Atje kishte rreth 350 pela dhe kuaj, si dhe një bërthamë të mirë të kuajve të racës arabe. Këtu u vu në zbatim krijimi i grupeve të kalorësve. Në 10 korrik 1973 u organizua gara e parë, e cila përbëhej nga 3 skuadra me oficerë dhe ushtarë (7 vetë një skuadër). Për herë të parë në skuadrat e kalorësisë shqiptare do të ishin pjesëmarrëse edhe 8 vajza të Fakultetit të Veterinarisë dhe Zooteknikës, ndërsa skuadra e dytë me 6 pionierë, 13 vjeçarë. Garat që u organizuan përfshinë ato të vrapimit dhe me pengesa. Kjo garë do të përsëritej edhe një vit më pas, në 10 korrik 1974, brenda gjithë rregullave ndërkombëtare. Brenda po këtij viti do të shkrihej edhe Reparti 3051, ndërsa kuajt do të shpërndaheshin në Ndërmarrjen Bujqësore të Spitallës, në Durrës. Në këtë stallë do të futeshin edhe 80 krerë pelash dhe mëzash të racës arabe të pastër, të cilët kishin ardhur nga Bashkimi Sovjetik nga femra Djerskaja – e formuar që nga periudha e Perandorisë Cariste, rreth vitit 1711. Pjesa më e madhe e këtyre kuajve ishte e destinuar të ngordhnin... Shumë shpejt, u pa e arsyeshme të shpërndaheshin në ferma të ndryshme. Një pjesë tejet e vogël e tyre u transportua për në Stacionin Zooteknik të Shkodrës, ndërsa të tjerëve nuk iu mësua fati asnjëherë... Lëvizja për në Stacionin e Shkodrës nga Spitalla u bë në sajë të një shkrese dërguar nga zootekniku Burhan Dizdari dhe Ali Ohri, ku këta të fundit ishin caktuar pjesëtarë të një ekipi kontrolli nga Ministria e Bujqësisë. Me përmirësimin e kushteve të Stacionit Zooteknik (Shkodër) por edhe me përmirësimin racor të tyre, – ku një kujdes i veçantë iu kushtua racës arabe (të zonave kodrinore-malore), por edhe racës Nonius (Kali i zonave fushore), dhe “Haflinger” (i zonave kodrinore), – kuajve i´u krijuan kushte më të mira për mbarështim. Në këtë periudhë Ali Ohri do të ngarkohej me detyrën e organizimit të Garave Kombëtare në Shkodër në tetor të vitit 1983, në livadhet përreth liqenit si dhe një vit më pas, ku erdhën kuaj nga terë fermat e ndryshme anembanë Shqipërisë. Gjithsej u përzgjodhën mbi 120 kuaj konkurrues. U arrit të organizoheshin gara me kuaj më pas në disa qytete si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Legjenda e një kalorësi Empty
MesazhTitulli: Re: Legjenda e një kalorësi   Legjenda e një kalorësi Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:22 pm

Nga Federata e parë e sporteve me kuaj...

Në vitin 1988, krijohet Federata e Sporteve me Kuaj. Federata nuk arriti asnjëherë të kishte përkrahjen nga organet qeveritare, por vijoi nga nismat vetjake dhe me mirëkuptimin e organeve lokale. Periudha tranzitore e Shqipërisë në vitet ´90 dhe më pas viti i mbrapshtë 1997, do të ishte fatale për kuajt, pasi jo vetëm që u shkatërruan femrat anembanë, por veçanërisht Stacioni Zooteknik i Shkodrës, i cili asokohe kishte arritur nivelet evropiane. “Qe fatale më tepër për kuajt, pasi lopët dhe gjethët ndërruan vetëm pronarë. Kuajt patën fatin e keq të përfundonin duke tërhequr karroca, ndonëse kishin vlera racore të mrekullueshme, pasi ranë në duart e disa njerëzve injorantë që s´dinin se çfarë vlera kishin këto raca, për të mos folur për vlerat e tyre monetare”, shprehet Ali Ohri. Sot, sporti i Hipizmit, ka marrë një trajtë krejt tjetër. Premton të zhvillohet me kuaj të racave më të mira, falë pasioneve të të rinjve të pasionuar pas këtij sporti dhe në bazë të mundësive financiare –pasi blerja e një kali kushton deri në disa dhjetëra herë se sa një makinë me kilometrazhin zero. Disa kuaj të racave të pastra mbarështohen edhe nga Arjan Rugji, një i ri i pasionuar i cili posedon rreth 5 kuaj në një mini-fermë në periferi të Tiranës – dy prej të cilëve të dhuruar nga një sheik arab disa vite më parë. Dhe pas gjithçkaje, ndoshta po kujtoni historitë apo drekat e ngrëna tek “Ali Kali” që mban tabakanë ndërsa kalëron përreth lokalit të tij në pyllin e Divjakës, filmat “Kali i zi”, “Skënderbeu”, ushtrinë e Napoleonit, Kryqëzatat, Kazakët, Kaubojsët...apo “Vdekja e kalit”. Nuk do të flasim për to. Janë shumë dhe me qindra faqe, por ndoshta paksa edhe për Kampionatin e Hipizmit, që u zhvillua më datë 16 shtator, ku ndër të tjerash në këtë garë të binte në sy një bionde jo më shumë se 20 vjeçare. Muradi Berisha një shqiptaro-suedeze, do të merrte medaljen e nderit në këtë aktivitet si dhe e duartrokitur për pjesëmarrjen e saj të veçantë, si e para femër në këtë sport me kuaj në Shqipëri.



Nga arti romantik në origjinën e “Equus Caballus”...

Kuajt kanë frymëzuar shkrimtarët dhe artistët përgjatë kohërave. Të dy palët i kanë përshkruar ata për bukurinë, salltanetin dhe progresin e njeriut. Nga shpellat e lashta të gërvishtura asiriane, te elegantja e Dinastisë Han dhe Klubet Jockey. Ndjeshmëria e njeriut dhe kalit në jetë dhe emocione, ka qenë më e dukshme në artin dhe literaturën e shekullit të XIX-të. Për poetët dhe piktorët e periudhës së Romanticizmit, kuajt kanë qenë përfaqësuesit e lidhjes midis njeriut, si një simbolizëm i thellë i esencës së Romanticizmit. Kali dhe roli i tyre në përfaqësinë Romantike gjendet më e ilustruar në punët e Lord Bajronit (Childe Harold´s Pilgrimage) dhe Eugene Delacroix (The giaour and the Pasha; Abduction of Rebeca; Massacre at Scio), ku në kapitujt e tyre, përdoren imazhet e kuajve si temat kryesore, si dhe për të shprehur ndjenjat e tyre në artin Romantik. Imazhi i kalit reflektonte në realitetin e shoqërisë përgjatë periudhës së Romanticizmit. Pra, imazhi i kuajve mishëroi shpirtin, lirinë dhe fuqinë e një kafshe me autoritetin dhe kontrollin e kalëruesit. Imazhet vizuale të një heroi përshkruheshin si: “Pamja e jashtme e një kali është më e mira e brendshme e njeriut”. Dhe si një vijimësi të këtij kalorësi, ecën përkrah statusi dhe fisnikëria. Ndërsa, Shekspiri përdori në “Natën e dymbëdhjetë” shprehjen e padëgjuar më parë: Një kalë i ngjyrës së njëjtë. Legjenda thotë se, fraza “një kalë i një ngjyre tjetër” vjen nga piktura Shtëpia e Bardhë në Berkshire, e cila laton dhe përkujton Mbretit Ethelrod dhe vëllain e tij Alfredin e Madh, në betejën Danes në vitin 871. Besohet se, ai është punimi më i vjetër, ku janë pikturuar kuajt.



Thënie dhe proverba mbi kuajt

Asnjë orë e jetës suaj e kaluar mbi shalë, nuk do të humbë-Winston Churchill

Kur kalërojmë u marrim hua lirinë-Helen Thompson

Një trajner i mirë mund të dëgjojë kalin t'i flasë. Një trajner i madh mund t’ia dëgjojë pëshpërimën -Tom Petty

Më tregoni kalin tuaj dhe unë do t´iu them se kush jeni-Një thënie e vjetër angleze

“Asnjëherë mos iu afro një bualli përpara, një kali nga prapa apo një budallai nga çdo drejtimi”-Mençuri kauboji

Kur dëgjoj dikë të flasë për kuajt apo lopët acarohem, pasi personaliteti i tyre sigurisht ua hedh atyre-Tom Dorrance

Ai është mësuesi i heshtur...i cili më drejton mua ta kuptoj - Carole Hudgens

Vetëm atëherë kur ju do të shihni nëpërmjet syve të një kali, ato mund t’iu drejtojnë në eliksirin e mendjes-Pete Spates

Krijesa me pamje të bukur, shpirt të egër dhe plot hijeshi, që ecën me një dantellë të artë nën qiellin e hapur-I panjohur

“Ndodh diçka kur ju kalëroni mbi një kalë që kalon gardhin, diçka që ju bën të ndiheni mirë. Ndoshta është rreziku, ashtu si kumari. Në çdo rast është ai që kam nevojë-William Faulkner
Kuajt ashtu si bebet, janë të vetmit që duhen admiruar-Marcia S. Copper; “The Horseman's Etiquette Book” (1976)

Të kalërosh: Arti i harmonisë midis jush dhe tokës-The London Times
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Legjenda e një kalorësi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Historia Shqiptare dhe e Huaj-
Kërce tek: