ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njeqind e njezet vjet terror mbi shqiptaret

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 419
Age : 25
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Njeqind e njezet vjet terror mbi shqiptaret   Sat Oct 25, 2008 1:21 pm

Njeqind e njezet vjet terror mbi shqiptaret

Formimi i shetit etnikisht te paster serbe

Padurimi serb ndaj te gjitha bashkesive dhe popujve joserbe, i ndrydhur nen pushtetin turk dhe ne pamundesi te tregohej atehere, shpertheu me gjithe forcen e tij menjihere pas sukseseve fillestare ne Kryengritjen e pare serbe (1804). Kronisti Tihomir Gjorgjeviq ka shenuar: “Kur pushtuan beogradin serbet gjeten aty edhe hebrenje, dhe meqenese te mllefosur ne ta pershkak te mashtrimeve ne tregti, i ndjekin jo vetem nga qyteti por nga i gjithe vendi”. Me 1883 Konstantin Nenadoviq shenon mbi vet udheheqesin e kruengritjes: “Karagjorgje hyn ne qytet (Beograd) me 26 Janar. Ne takimin e fshehte te Sovetit vendoset te largohen te gjithe turqit. Me ate rast sipas vendimeve te kovendit nga vendi do te perndjeken te gjithe hebrenjet dhe disa nga romet.

Gjenocidi mbi shqiptaret

Mirepo, per popullsin fatkeqe shqiptarenuk u angazhua askush aspak, asnjehere, deri me sot, ndersa fuqite e medha per me shume se nje shekull pa prishur qetesin e tyre veshtrojne gjenocid te vertet te shtetit serb mbi te. Pushteti ushtarak serb, sipas librit te Jovan Haxhib – Vasiloviqit (1909), me proklamaten e tij “u preferoi shqiptarve te mos i kundershtojn ushtrise serbe dhe te qendrojne ne shtepit e tyre, duke u garantuar te gjitha lirit qytetare dhe individuale, dhe mjaft shqiptar qendruan dhe priten ushtrin serbe dhe regjimin serb. Mirepo, qeveria serbe edhe pas Kongresit te Berlinit vazhdoi te tentoje t’i shpernguli edhe keta”. Si shkaqe Autori (Ljubica Stefan – Do te flas ne fund per autorin) permend: “Arsyet kryesore per te cilat qeveria serbe i shpernguli shqiptaret ishin keto: qe nga Serbia te formohet shtet i paster nacional.
Realizimin e idese mbi teritorin e paster etnik e perjetuan te gjithe popujt joserbe ne luften tone atedhetare. Kurse qysh nga viti i larget 1878 ideologe ishin intelektualet serb, madje edhe shkenctaret.

Verejtja nga Stambolli

Qysh ne sundimin turk shqiptaret u shperngulen prej kufirit serbo – turk, ne Kosove. Ministri turk i punve te jashtem deputet serb ne Stamboll i beri pytjen: “ç’u be me arnautet qe u debuan nga Serbia dhe te cilet lusin t’u mundesohet kthimi ne vatrat e tyre?”. Pergjigja zyrtare ishte ky: “Shqiptaret nuk u shperngulen pershkak te pushtetit, por u shperngulen vet dhe i nlan keto vende ngase ju kundervin me arme ne duar zenjes se ketyre aneve nga ushtria jone, vete i kallen shtepit e tyre dhe i shkretuan fshatrat neper te cilat kaluan; nese kerkojn te kthehen, qeveria nuk mund t’ua harroj te gjitha keto krime”. Mirepo, Serbia me pastaj provoi ti permiresoje poziten e saj dhe ftoi kreret shqiptare per nje mbledhje mu ne kufi me perfaqesusit e komandes supreme serbe, te cilet ua percollen ftesen e knezit per tu kthyer. Shqiptaret ndegjuan porosin e tyre, Zaqir Ahmeti, eprori me i lart tha: “ Bukur dhe mire eshte kjo, vetem se kjo nuk do te behet kurr, serbve nuk ju zihet bese. As mbreti juaj nuk ka bese. Ai gjate kohes se luftes na dergoj proklamaten qe ta presim dhe ta pranojm ushtrine e tij, premtoj se do te na lejonte te qendronim ne vatrat tona; ne e degjuam, ushtrine e pritem, pushtetit ju nenshtruam, e pastaj pushteti i tij gjate kohes me te lige, na shperngulen me femijet, per tri dite, si kriminelet me te kqinje. E tash ti besojme, Jo!”.

Serbet fsheftas kan ndezur fshatrat shqiptare

Historiani famekeq serb, akademiku Vasa Cubrilloviq, njeri nga kryesoret e historiografise serbe, nxjerr ne shesh kete te vertete mbi spastrimin etnik te vitit 1878: “Shqiptaret u shperngulen vullnetarisht, dhe nuk jan shperndjekur me paramendim ose me force. Serbia u dasht ti kolonizonte trojet qe i kishin lene. Fshatrat kufitare me Kosoven u dasht te popullizoheshin sa me pare me popullsi nazionale te sigurt ne menyre qe te sigurohej kufiri me shqiptaret.


Çubrilloviqit i shpetoj e verteta

Gjat nje fjalimit te tij under shqiptarve per ti shperngul nga Jugosllavia, ne klubin serb te kultures ne Beograd, me 7 mars te vitit 1937, i verbuar nga urrejtja e pranzi se: “mbetet edhe nje mjet te cilin Serbia e ka perdorur ne menyre shume praktike ne vitin 1878 – ndezja e fshehte e fshatrave dhe lagjeve shqiptare neper qytete”.
I tille ishte ballafaqimi i pare i shqiptarve me Serbine. Dhe me 1912 u leshohet ne qafe perseri, tashme mbreteri, Serbia nen Petrin e pare dhe Nikolla Pashiqin. Pasojat ishin edhe me te tmerrshme, edhe me te pergjakshme…
Filloj lufta e pare ballkanike kunder Turqise e nisur bashkarisht nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, secila me qellimet e veta. Mbreti petri i udhehoqi popullin e tij ne lufte per Serbin e madhe. Ne proklamaten e tij te 17 shtatorit te vitit 1912 ai thote: “Ngjarjet me te reja kane vene ne rend dite perseri zgjidhjen e fatit te gadishullit Ballkanik, e me kete edhe te fatit te Serbise se Vjeter, te Mbreterise sone eme, te famshme mirepo te piklluar, ku eshte berthama e shtetit serb te mbreterve dhe carene te vjeter serbe. Une per kete ne emer te Zotit i kam urdheruar ushtrise time trime te niset ne luften e shenjet per liri.

Shkatrrimi i terbuar i nje kombi

Dimitrije Tucoviq, politikan, gazetar, njera nga figura me te ndritshme te Serbise, eshte autor i artikujve dhe debateve te numerta politike, autor i atrikullit me vlere “Serbia dhe Shqiperia.
Ne veprat e tij Tucoviq ka lene desumi trishtuse dhe akuzuse mbi krimet serbe mbi popullsin shqiptare ne luften e pare Ballkanike. Si oficer rezerv, duke u gjetur per here te pare ne Kosove, ka shenuar: “Ne te gjitha keto ane ne vend te serbve Serbia gjeti permendoret mesjetare serbe, te cilat kan vlere per arkeologun dhe artistin. Dhe shkaku themelor i te gjitha te kqijave nga te cilat vuajm sot dhe do te vuajm edhe ne te ardhmen, qendron mu aty, se hym ne dheun e te huajve”.
Qendrimi i paluhatshem i Tucoviqit se Serbia nuk ka te drejte t’i kaloj kufijt e saj perveq nese i shkon ne ndihme fqiut i cili lufton per çlirimin, sepse perndryshe do te behej fjale per pushtim te teritoreve te huaja, si dhe mendimi se Kosova nuk eshte serbe por shqiptare, deri em sot u jan te ekspozuara sulmeve te politikanve dhe te historianve serbe.
Mbi marshimin ushtarak neper Kosove e Shqiperi Tucoviqi ka shkruar: “ne kemi kryer nje akt vrasje me paramendimin mbi nje komb te tere. Tasti kemi per ta vuajtur denimin. Ai eshte i tmerrshem: eshte mosbesimi, madje edhe urrejtja e krejt nje populli”.

Grate dhe femijet te therrur ne Lum

Ne artikullin “Masakra ne Lume” ai thote: “reporteret e gazetarve beogradase kan lajmruar se nje fshat shqiptar ne Lume eshte shkatrruar, sepse shqiptaret jan mbyllur neper shtepi dhe deri i fundit prej tyre ka qendruar me kembngulje ne mbrojtje. Kur e shkatrruan ate fshat trupat serbe, ne te nuk kishte njerz (mashkuj). Oficeret reserve moren urdherin qe ta djegin fshatin dhe te gjithe banoret e tij te vihen nen thike. Kot refuzuan, kot perseriten mu te gjithe? Kot i raportonin komandantit se ne fshat nuk kishte me te tjere perveq grave dhe femijeve. Te gjithe! Ishte pergjigja.
Per dy ore fshati u vra i teri ne menyra te cilat eshte veshtire te thuhen. Bresherit korren grate me femijet ne gji; perreth nenave te vdekura ndegjohej bertima e femijeve te cilet rastesisht i kishin shpetuar rrebeshit. Per dy ore u mbyten mbi 500 shqiptare. Therja u ndal kur nje pjese e oficerve protestoi ashper, duke pranuar se shqiptaret e egjer ushtaret tane te robruar i çarmatosin dhe i leshojne, kurse ushtria jone e kulturuar e shekullit XX vret femijet e tyre. Mirepo ishte vone. Kufomat u hodhen brenda shtepive, edhe ato u dogjen per t’iu fshehur gjurmet krimit.

Shqiptaret ne Kosove u kthyen ne raje pa te drejta

Konferenca Ambasadorve te forcave te medha ne Londer, e cila filloj me 17 dhjetor te vitit 1912, iu kercnua Serbise se do ta perdorte forcen ne rast se nuk terhiqet nga Shqiperia. Terheqja e njesive serbe perfundoj me 24 prill te vitit 1913. Shqiptaret ngriten flamurin e tyre qysh me 28 nentore te vitit 1912 ne Vlore, duke shpallur pavarsine. Konferenca e Ambasadorve me 17 dhjetor te vitit 1912 mori vendimin per themelimin e Shqiperise autonome, ndersa me 29 korrig te 1913 fiksoi kushtetuten e monarkise se pavarur dhe neutrale te Shqiperise. Forcat e mdha ftuan ne Londer perfaqesuesit e shteteve ne lufte per te nenshkruar marrveshjen per paqe.
Pershkak te mospelqimeve te shteteve ballkanike me tekstin e propozuar, kryesusi anglez, nderpreu mledhjen me 27 maj 1913 duke ftuar delegatet e palve ne lufte qe te nenshkruajme kushtet e propozuara ose te largohen nga Londra. Keshtu me 30 maj u nenshkrua marrveshja e Londres. Shqiperia u shpall shtet i pamvarur, mirepo Kosova dhe nje pjese e metohise me Prizren i takuan perondoris serbe, kurse Peja, Gjakova, Istogu, mbreteris malazeze nen dinastin e Petroviqve.

Kryengritjet mosavike ne Kosove

Nga paknaqesia e arsyeshme pasuan kryengritje mosavike te shqiptarve ne Kosove, te cilat ushtria serbe i shtypi ne gjak duke derguar divizione te tera kunder kryengritesve. Ne tetor te vitit 1913 qeveria solli “Rregulloren mbi sigurin publike” me te cilen parashiheshin denimet me te rrebta per çdo lloj rezistence, me çfar u lejua edhe rrenimi i vendbanimeve, ndezja e shtepiave dhe masakrat. Serbia mbeti e pa denuar per spastrimin etnik te vitit 1878, mandej duke e zgjeruar teritorin e saj; me marrveshjen e Londres perseri fitoj teritor, ndersa masakrat trishtuse ne Shqiperi dhe ne Kosove e bashkangjitur asaj, te kryera para marrveshjes, nuk i permenden askund. Nje histori e tille po perseritet deri ne kohen e sotme – Serbia po zgjerohet, krimet po i falen.
Individ bte rralle ne Serbi dolen ne anen e popullsis shqiptare, duke bere me dije terrorin dhe krimet e pushtetit dhe ushtrise serbe. Ishte Dimitrije Tucoviqi me bashkeluftetaret. Nje gamete serbe (Gazeta e puntorve) Shkruan: “Kryengritsit shqiptare iken ne Shqiperi, ndersa tjeret, per te cilet u dyshua, u vran pa u gjykuar, shtepit e tyre u dogjen. U vran 200 – 300 shqiptar ne rrethin e Prizrenit e deri ne Suhareke, te cilet kishin marr armet ne dore per tu mbrojtur nga pushteti serbe.

Evropa Shikoj pa u shqetesuar masakrat ne Kosove

Ne njerin e intervalit te rralla objektive te tij Vlladimir Dedijeri ne vitin 1917 shkruan: Ndoshta me asnje vend, me interesat e asnje popullit, nuk eshte bere tregti aq e paftyre ne konferencat per paqe, sikurse ishte rasti me popullin shqiptar.
Fuqit e mdha edhe Serbia qysh gjate Luftes se Pare Boterore kane coptuar Shqiperine: ne prill te vitit 1945 Italia okupoi Vloren, Franca Korçen, Greqia Epirin, forcat serbe ne fund te vitit 1918 pjeset veriore. Ne dhjetor te vitit 1920 Shqiperia u pranza ne Ligen e Kombeve, mirepo njesit serbe u larguan vetem pas presionit me 1921, kur forcat e mdha edhe njehere rivendosen kufijte e ktij vendi, te caktuar me 1913.

Telegrami mbi terrorin

Ushtria serbe ne Shqiperi filloj te hynte me 1920. Perfaqesuesi i qeverise shqiptare ne Parise Konica i dergoi me 14 gusht telegram Loyd George ne Londer: Ushtria serbe me 14 gusht hyri ne teritorin shqiptar, deperton ne brendesi, duke bombarduar qytete e fshatra, duke rrenuar gjitheçka, duke terrorizuar popullin. Nese marrim parasysh zhdukjen sistematike te shqipetarve ne anen e anektuar nga Serbia, me forcat e njohura dhe me arsione topash, eshte me se e qarte se eshte paramenduar dhe ka per qellim shkatrrimin e shtetit shqiptar dhe zhberjen e races tone.
Edhe Dedijeri qysh me 1947 shkruante: “Regjimi i mbretit Aleksander ne fund te vitit 1920 i futi njesit e veta ne Shqiperi per t’i grabitur me force territoret e saja veriore; ato kan kryer krime dhe ne nje aksion te vetem kan djegur mbi 90 fshatra shqiptare”. Kete gje Dedijeri me pastaj nuk e ka permendur…


Ne Tivar u vran 1600 shqiptare

Masakri me i madh ndodhi ne Tivare me 1 mars te vitit 1945, te cilit ju be si shkas incident te çezma. Roja ja ndalon nje shqiptari ujin, fillon konflikti, nje eprore shtin mbi shqiptarin, ai arrin te fshihet midis shokeve, dhe me qe ata nuk e tregojn, ipet urdheri te qellohet mbi shqiptaret. Vlersohet se nga zjarri nga te gjitha anet, i te gjitha armene te perdorura dhe bombave, u vran rreth 1600 shqiptare. Mbi kete incident u be fjale ne Kongresin Themelues te Partise Comuniste te Serbise ne Beograd, 8 – 12 maj te vitit 1945. Vete Aleksander Rankoviqi venerante atehere: “ne do te gabonim nese nuk do te permendim disa gabime te atehershme te kryera mu mbi shqiptarete. Dhe permendi verzionin zyrtar te nje gabimi: Gjate dergimit te shqiptarve per plotesim te armates se IV –te ndodhi nje incident. Une nuk do te hy ne detaje. Nje shqiptare u hidherua ne rojen hoqi pushken dhe e vrau. Pastaj u dasht me i pushkatu 40 shqiptare per nje te tyre. Erdhe deri te kryengritjet, shqiptaret filluan te hedhin bomba, pastaj hapen te gjithe zjarre dhe u vran 300 shqiptare”. Rankoviqi permendi edhe rastin tjeter: “Disa shqiptar nga ky trasport u vendosen ne lokalet e nje magazine, njefar depoje barri. Dhe ketu u ngulfaten 130”. Ku jan te gjitha ato spella, varre masive te shqiptarve te Kosoves?

Konferenca e Bujanit: Premtime te rrejshme

Pak dihet se ne fshatin Bujan, nga 31 dhjetori i vitit 1943 deri me 2 janar te vitit 1944, eshte mbajtur Konferenca e Pare e Keshillit Nacionalçlirimtare te Kosoves, e ashtuquajtura Konferenca e Bujanit. Rezuluta e ketyre perfaqesuasve shqiptare, serbe, malazeze siq e quajn veten, perfundon me premtime te rrejshme: “Kosova dhe Metohia ne pjesen me te madhe jan te banuara me popullsi shumice shqiptare, e cila deshiron te bashkohet me Shqiperine. E vetmja rruge eshte lufta e perbashket per liri me popujt tjere te Jugosllavise, keshtu qe edhe shqiptaret do te mund te deklarohen mbi fatin e tyre me te drejt vetevendosjes deri ne shkeputje. Mirepo pas heqjes se rendit ushtarak ne Kosove, ne qershor te vitit 1945, u thirr menjehere Kuvendi popullor Krahinor i Kosoves, i cili me 10 korrik 1945 akordoi Rezuluten mbi Kyqjen – Serbise: “Popullsia shqiptare sot gezon barabarsin e vertet dhe ka te gjitha mundesit… per zhvillimin e saj te favorshem kulturor dhe perparimin e saj ekonomik e shoqeror. Kuvendi njezeri deklaron se popullsia e kesaj krahine nuk ka pranuar asnjehere coptimin e Jugosllavise, dhe shprehe deshiren e popullsise se tere qe kjo ti kyqet Serbise federale si pjese e saj perverse.
Populli i Krahines eshte i bindur se te pushteti popullor i Serbise do ta gjeje mbrojtjen e plote, dhe se nga pushteti popullor it e gjithe Jugosllavise do te ndihmohet ne ngritjen e vet kombetare, ekonomike dhe kulturore. Keshtu shqiptaret e Kosoves perseri rane vullnetarisht nen pushtetin serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 419
Age : 25
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Re: Njeqind e njezet vjet terror mbi shqiptaret   Sat Oct 25, 2008 1:21 pm

Deshira e pazhdukshme per lirine e Shqiptarve

Gjersa partizanet hynin ne Serbi ne gushtin e vitit 1944, shtabi kryesor i Serbise Shpalle proklamaten: “Bashke me okupatoret fashist jeni ju shqiptaret, qe ngritet dore mbi popujt fqinje dhe u terperuat rend. Per shkak te nje sjellje te tille nuk keni fituar te drejten te jetoni te barabarte me popujt tjere te Jugosllavise”.
Ne pranvere dhe vere te ketije viti, sipas Dedijerit, Tito ne Vis ka shqyrtuar problemin e Kosoves ne biseda me Kardelin, Rankoviqin dhe bakariqin. Perfundimi ishte: “Nese do ti bihej çfardo vendimi ne baze te te kuptuarit apstrakt te principit te te drejtes ne vetevendosje deri en shkeputje, kjo do ta dobesonte se tepermi luften tone ne Serbidhe do ti jepte argumente te forta borgeze serbe dhe Drazha Mihajlloviqit. Do te na akuzonin se po e cuptojme Jugosllavine”.
Per kete shkak nuk duket te jete i pavertet konstatimi i Enver Hoxhes ne librin e tij “Titoistet” 1979, se me rastin e vizites se tije ne Beograd me 26 qershor te vitit 1946 ne bipede me Titon ka hapur problemin e bashkangjitjes se trojeve shqiptare te Jugosllavise Shqiperise, dhe se Tito i eshte pergjigjur: “Pajtohem, mirepo kete tani per tani assesi nuk mund ta bejme sepse serbet nuk do te na kuptojne”. Keshtu me amnestimin e çetnikve dhe lejimin e terrorit mbi shqiptaret Tito e ka blere besimin e Serbise.

Antaret e pushkatuar te delegacionit

Matrialet nga Kongresi Themelues i PK te Serbise jan publikuar tek me 1972. Atehere, prapa dyerve te mbyllura, eshte folur edhe kjo: “Pas çlirimit u perserit ajo qe ndodhi pas vitit 1918, kur u zhvillua politika e parregullt dhe dhe armike ndaj shqiptarve. Kardeli veneronte: “Ne Kosove madje edhe disa nga partiaket marrin pjese ne ndjekjen shoveniste te shqiptarve, grave dhe femijeve te tyre”.
Gjillasi: “Kam ndegjuar nga antaret te partise te flasin mbi shqiptaret si per nje kafshe e cila respekton vetem forcen”. Tito atehere i permend deklaraten e tij delegacionit shqiptare i cili e vizitoi: “Ne nuk duam qe shqiptaret te behen qytetar te rendit te dyte ose te trete. Ne duam qe te keni te drejtat tuaja, barabarsine, gjuhen tuaj, qe te ndiheni si ne vendin tuaj”.
Mirepo, nga libri (1986) i shefit kohegjat te Policise Gjakoviq kuptojme: “Menjihere pas çlirimit Titon e vizitoj nje delegacion i shqiptarve autoritetive. Ozna Gjakoviq nuk dinte kohe te gjate pas kthimit perberjen e delegacionit. Mjafte kohe me vone Mugosha (sekretare i partise) Me ka thene: “A e di se organe Oznes kan pushkatuar nente antare te delegacionit? Iu pergjigja se nuk e di dhe se per kete degjoje per here te pare”. Krejt kjo eshte thene ne fillim te muajit maj te vitit 1945 ne kulmin e terrorit te rendit ushtarak te tyre ne Kosove!

Shperngulje masive pas vitit 1981

Ndersa shqiptaret e Kosoves? Duhet shkruar libra per te pasqyruar ate qe ndodhe ne Kosove nga viti 1945 e deri em sot. Per shkak te terrorit qysh ne vitin 1946 fillon shperngulja masive e familjeve te tera ne Australi, kroaci, Bosnje, SHBA. Shperngulja me masive e te rinjeve pa mundesi kthimi eshte kryer merenda 1981 – 1992 per ti ikur obligimit ushtarak: rreth 350.000.
Pas shtypjes se kryengritjes se vitit 1945 ne Kosove mbeten dhe vepruan kryengritsit – kaçaket. Pjesa me e madhe e tyre u likuiduan neper fshatra nga ekspedita brutale denuese e dimrit te viteve 1946 – 1947. me 1948 Shqiperia u deklarua per Infrombyrone, qe Udb-se se Rankoviqit i sherbeu si shkas per te likuiduar shqiptaret te shumte kosovare me pretekst se jane spiune. Behet presion qe te deklarohen si turq, qe te shprengulshin. Ne aksionin masiv te mbledhjes se armene neper shtepi brenda viteve 1956 – 1957 brutalisht jan keqtrajtuar fizikisht rreth 30 mije njerz, me shume se njeqind kan vdekur nga mundimet.

Zbulimet ne Plenumin e Brionve

Çfare ka ndodhur krejt deri me 1966, ka ka dalur ne shesh ne Plenumin e Brionve te Komitetit Qendror te Jugosllavise, me 1 korrik 1966, kur eshte shkarkuar Aleksander Rankoviqi. Eshte kuptuar se: “Ne Krahinen eshte i punsuar vetem çdo i 17-i shqiptar, ndersa çdo i katerti serb”, mjaftonte qe dikush te jete shqiptar, dhe intelektual, qe te jete i dyshimt, i perciellur, i pergjuar, perfaqesuesit e sherbimit te sigurise dhe te policis duart i kishin te lira: metoda te aksionit te mledhjes se armene ishin fyerjet, shuplakat, rrahjet, detyrimi te kalohet neper uje diteve te dimrit, mbajtja ne lokalet te ftofta, dei te gjymtimi fizike e mbytja.
Vrasje te dyshimta ne menyre te mistershme , te dosjes se formuar pas likuidimit, ne MPB ne Prizren ore te ndryshme, dukat, stoli me vlere rreth tete miliona dinare – ne magazinen e Gjakoves 52 qilima – e qendisur me stema shqiptare, mbyllet Istituti Albanologjik i posahapur, Ansambli i Lojrave Popullore, studente u ndalohet te pergjigjen ne gjuhen e tyre edhe kur profesori eshte shqiptar, etj.
Demostratat masive me 27 nentor te vitit 1968, pak para Dites se Flamurit, me kerkesat: “Duam Repobliken e Kosoves”, “Duam Kushtetut”, “Duam univerzitet”, sollen gjykime ne shume vende. Mirepo, me 1974 me kushtetuten e re te RSFJ Kosova dhe Vojvodina fiton autonomie si pjese konstitutive e shtetit me kushtetuten dhe kuvendin e vet.

Beçkoviqi mbi kafazin

Kjo nuk zgjati shume: me 1981 kerkesa “Dojme repoblike” e protestave masive mori me vete viktima te reja; shovenizmi serbomadh, i hidhesuar nga ndryshimet, ne krye te Serbise qiti kryeudheheqesin Sllobo. Regjimi i Millosheviqit iu leshua ne qafe Kosoves. Shqiptaret perseri u kthyen ne kafshe per pushkatim, me 1988 – 1989 rrugeve shtrihen te vdekur; pershkak te perjashtimit nga puna papunesi e pergjitheshme; nxensit perciellin mesimet neper klase te improvizuara; Univerziteti Shqiptar mbyllet, Akademia poashtu; TV dhe Shtypi i tere botes paraqesin te verteten mbi kete teritor “serb” me 90 % popullsi shqiptare; numri i te vrarve, te burgosurve dhe te denuarve gjithnje e me i madh, ndersa poeti e akademiku Matita Beckoviq me 1991 ne ekspoziten serbe ne Izrael deklaron: “Me vjen keq qe si eksponat mungon nje kafaz me shqiptarin merenda”.
Mirepo, deshira per liri eshte e pashkatrrushme. Me te kuptuar kete, mirenjohjen ia jep qysh vitit te larget 1913 bashkluftetari i Tucoviqit Dushan Popoviq: “Populli shqiptar tregon nje zhdervjelltesi, qendrushmeri dhe aftesi qe tmerron”.

Vjesnik, 9 – 17 dhjetor te vitit 1997.


Pak mbi autorin.

Ljubica Stefan (Kroaci)
Ka diplomuar me 1949 slavistiken ne fakulltetin filozofik ne beograd. Eshte historian dhe fituese e mirenjohjes se shtetit te Izraelit “I drejti nder popuj”. Ai ka kontrubuar edhe mbi faktet e popullit tone shqiptar duke punuar mbi zbulimin e shume fakteve te nderlidhura me shqiptaret dhe shtetin serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://presheva.albanianforum.net
 
Njeqind e njezet vjet terror mbi shqiptaret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Historia Shqiptare dhe e Huaj-
Kërce tek: